Njohësi i zhvillimeve politike, Arton Demahasaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me turin ballkanik të nisur nga kryeministri Rama në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Demhasaj tha se takimet që po zhvillon kryeministri Rama janë në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’ dhe momentalisht është një lider rajonal.
“Jo vetëm po e luaj rolin e liderit rajonal po momentalisht është për shkak se të gjitha këto takime po mbahen në kuadër të organizimit të takimeve që lidhen me ‘Procesin e Berlinit’ që pritet të mbahet së shpejti në Tiranë kështu që në njëfarë mënyre kryeministri Rama është i angazhuar që këto të jenë takime paraprake për me përgatit Procesin e Berlinit. Ai në njëfarë mënyre është edhe i emëruar si të themi si njeriu kryesor për me organizu këtë takim. Në njëfarë mënyre mund të konsiderohet që momentalisht të jetë si një lloj lideri sa i përket organizimit të “Procesit të Berlinit”.
Demahasaj po e cilëson si të gabuar vendimin e kryeministrit Kurti për mos-mbajtjen e takimit me Edi Ramën.
“Mendoj se ishte gabim për shkak se nëse flasim për një proces kaq të rëndësishëm që dhe vetë kryeministri Kurti e ka lavdëru më herët, mendoj se ishte gabim mos-takimi i kryeminsitrit Rama. Ishte gabim sepse kur një kryeminsitër të vjen në shtetin tan dhe ti nuk pranon me taku mendoj që është gabim i madh por kësaj ja shton edhe idenë që ky takim ka të bëjë me përgatitjen e Procesit të Berlinit mendoj se ishte gabim i madh. Nuk duhet në asnjë mënyrë që asnjë kryeministër apo asnjë lider perendimor që vjen në Kosovë që kryeministri Kurti mos ta takoj. Edhe nëse kryeministri Rama ka bërë gabim atëherë kur e ka anulu mbledhjen e dy qeverive, duhej të zhvillohej ky takim që edhe mospajtimet që i ke me të ja thu në sy por jo duke i ikur takimeve” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”.
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor, ka qëndruar dje për vizitë në Kosovë.
Ai është pritur nga presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca por është refuzuar në takim nga kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se arsye e refuzimit të këtij takimi është anulimi pa arsye i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.













