Blerta Deliu, deputete e PDK-së në një prononcim për Gazeta Blic i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, i cili tha se liberalizimi i vizave është meritë e qeverisjes së tanishme.
Ajo ka thënë se kriteret për liberalizimin e vizave për Kosovën, janë plotësuar që në vitin 2018.
“Në rastin e liberalizimit të vizave, z.Kurti mund ta ketë këtë pjesën e vetë të përgjegjësisë në kuptimin institucional mirëpo pertej marrjes se meritave sot, z.Kurti e di që kriteret janë plotësuar qysh në vitin 2018”, tha Deliu.
Ajo tutje thotë se përpjekjet për të marrë merita nuk i takojnë kryeministrit Kurti.
“Përcaktimi i vijës kufitare me Malin e Zi, i vendosur si kriter shtesë, është kundërshtuar dhunshëm nga opozita e atëhershme në krye me Albin Kurtin. Prandaj, përpjekjet për të marrë merita nuk i takojnë kryeministrit”, ka thënë Blerta Deliu.













