
Viti i ardhshëm mund ta gjejë ndërmarrjen “Trepça” me kryeshef të ri ekzekutiv, nëse gjithçka shkon në rregull me procesurat e zgjedhjes së të parit të ndërmarrjes.
Konkursi që do të duhej të mbyllej më 29 nëntor, u shty edhe për 5 ditë tjera.
E krejt kjo situatë për Gazmend Morinën i cili hoqi dorë nga aplikimi për këtë pozitë në momentet e fundit, është joligjore shtyrja prej 5 ditësh.
Në një deklarim për T7 Morina ka thënë se ky konkurs është i predispozuar të dështojë, duke plotësuar vetëm një kërkesë momentale të minatorëve që të dalin nga greva.
“Zgjatja është joligjore, pra s’ka asnjë bazë ligjore. Neni të cilit ata i referohen për zgjatje nuk i rregullon çështjet e konkursit por rregullon procedura të përgjithshme administrative. Duke i pasur parasysh të gjitha këto, unë mendoj se nuk ka hapësirë për të konkuruar për asnjërin prej kandidatëve që kanë apliku. Konkursi është i predispozuar të dështojë. Qëllimi i tij siç po shihet ka qenë të plotësojë një kërkesë momentale të minatorëve për të dalë nga greva.” – ka thënë Morina për T7.












