Nesër mbahet zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, ku partitë kryesore shqiptare marrin pjesë me dy kandidat, Bujar Osmanin e Frontit Europian dhe Arben Taravarin e koalicionit VLEN.
Përkitazi me zgjedhjet e nesërme, themeluesi i VeriuInfo, Gazmend Morina, ka shkruar në Facebook duke thënë se zgjedhjet atje janë mes dy kandidatëve me bazë te grupet e narkotrafikut.
Postimi i Gazmend Morina:
Zgjedhje mes kandidateve me baze te narkotrafikantet!
Maqedonia e veriut neser mbane zgjedhjet presidenciale. Atje partite shqiptare garojne ne dy fonte, Fronti Europian me Bujar Osmanin dhe koalicioni VLEN me Arben Taravarin.
Kandidatet per president jane vetem kukulla politike, pasi qe shefat real te ketyre dy kampeve politike jane Ali Ahmeti e Izet Mexhiti.
Aq i madh eshte polarizimi politik atje mes shqiptareve, sa qe ne ndihme kampeve respektive iu kane shkuar ‘perforcime’ nga Kosova e Shqiperia.
Por fatkeqesia e shqiptareve te Maqedonise se veriut qendron, se ata jane pa alternative demokratike qe ka synim vlerat Perendimore. Kjo pasi qe atje te dyja kampet politike kane koketuar dhe koketerojne me banda te narkotrafikanteve me permasa kontinentale.
Ne keto foto mund te shihni Talat Xhaferin (qe tash mbane postin e kryeministrit), apo thene ndryshe njeriun me te besuar te Ali Ahmetit, me Sheval Muaremin, i shpallur kerkim per krim te organizuar.
Po ashtu ne foto shihet edhe Izet Mexhiti ne foto me Sheval Muaremin, foto keto te realizuara kohe me pare, pasi qe tash ky jeton ne Dubai.
Sheval 007, siç ka deshire ta quajne, raportohet se udheheq grupin mafioz te Gërçeçit, i cili eshte ne beteje vrastare me grupin rival shqiptar atje te njohur si Bellanoca.
Si pasoje e luftes per territore mes grupit te Gërçeçit dhe grupit Bellanoca, kane ndodhur shume vrasje me 2023 dhe 2024, perfshire vrasjen e personave kyç ne keto grupe. Jeton Krivanjeva (Zhilla) dhe Enes Iseni (Llaci) u vrane vitin e kaluar ne mes te Shkupit. Pastaj ne Prishtine u vra Blerim Daci, per te cilin thuhet se ishte pjesemarres ne vrasjes e dy te pareve. Me pas u vra Orhan Bajrami (Oki) ne Greqi.
Thene ndryshe, nje shqiptari te Maqedonise se veriut neser i duhet te zgjedh mes dy kampeve qe jane te lidhur me grupe te narkotrafikanteve qe shtrihen nga Ballkani, Europa e deri ne Ameriken Latine e Dubai.