Pas vendimit për dënimin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale, sot në Kosova Today është diskutuar se si të dalë Kosova nga kjo situatë dhe si t’iu ndihmohet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në procesin e Apelit.
Në lidhje me veprimtarinë dhe kompetencat e Gjykatës Speciale, ka folur gazetari Gazmend Morina, i cili ka thënë se protestat duhet të orientohet të zyrat e EULEX-it në Kosovë, mision ky që mbikëqyr Gjykatën Speciale.
“Gjykata Speciale nuk është që s’i jep llogari kërkujt, kjo është një rrenë e madhe që po ‘shitet’. Sepse ai që e emër dikë, ai që e përzgjedh, që ia jep kontratën e punës, atij ka me i raportu. Ata (Gjykata Speciale) i raportojnë EULEX-it, sepse shefi i EULEX-it i emëron gjyqtarët e Gjykatës Speciale”, ka thënë Morina.
Sipas Gazmend Morinë, protestat në shesh duhet me qenë simbolike sa me mbajtë ‘frymën gjallë’.
“Protestat e vërteta duhet me u organizu para secilës zyre të EULEX-it. E kam thënë edhe publikisht natën e parë, çdo qytetarë, sidomos ata që kanë biznese dhe përfaqësuesit e institucioneve duhet me e bojkotu çdo pjesëtarë të EULEX-it“, deklaroi Morina.













