Themeluesi i Gazetës Online Veriu.info, Gazmend Morina ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit ku ishte i pranishëm personalisht për t’i parë nga afër ngjarjet atje, raporton Veriu.info.
Morina ka rrëfyer gjendjen që kishte parë sot me sytë e tij, duke thënë se gjendja ishte me erë lufte gjithandej duke thënë se kishte persona me maska që sulmonin policinë, KFOR-in dhe gazetarët.
Ai ka shpjeguar se ka përcjellur reagimet operative të KFOR-it që nga viti 1999, por një gjendje të tillë gatishmërie nuk kishte parë asnjëherë më parë se sa sot në Zveçan.
“Para një ore isha deri në Leposaviq, ku bashkëbisedova me pjesëtarë policisë, të cilët kishin vendosura patrulla brezit të rrugës në shumë vende të hapura dhe nuk dukej se kanë siguri të mjaftueshme nga prapa. Por ishin të vendosur të qendrojnë me çdo çmim në mbrojtje të Republikës, ani pse tregonin se aty ndodheshin prej katër ditësh.” – ka thënë ndër të tjera Morina.
Postimi i plotë:













