Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mos dil natën në një shtet që e ka pushtuar terri”/ Kimete Berisha me disa këshilla për mbrojtje nga përdhunuesit seksual

30/08/2022 - 20:03
në Lajme
A A
“Mos dil natën në një shtet që e ka pushtuar terri”/ Kimete Berisha me disa këshilla për mbrojtje nga përdhunuesit seksual
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Publicistja Kimete Berisha në një reagim në Facebook ka reaguar ndaj dhunimit seksual të vajzës 11 vjeçare nga 5 persona në Prishtinë.

Berisha ka dhënë disa këshilla se si të identifikohet përdhunuesi.

Ajo ka thënë se asnjëherë nuk duhet të ndjehemi plotësisht të sigurt, duke theksuar se të gjithë mund të jenë viktima të dhunuesve.

“Gjithmonë duhet të kemi kujdes ku ecim, ku shkelim, ku ulemi, me kë rrimë, ku rrimë, çfarë hamë e çfarë pimë.

Sepse, e keqja ndodh vetëm një herë dhe ta ndryshon jetën përgjithmonë.

– Askush nuk e parashikon se shoku i ngushtë të tradhton, se dikush merr pare për ta fituar besimin tënd, për të të vë pastaj në grackë…

përveç ata që janë edukuar të mos i besojnë askujt.

– Kushton shumë kur nuk i beson askujt (sepse kurrë nuk e ndjen afërsinë që e krijon besimi), por shumë më shtrenjtë kushton nëse beson.

Këshilla e parë që mbaj mend nga nana është: ‘Mos i beso askujt. Kurrë. Askush s’ta do tê mirën, përveç familja e ngushtë. I huaji i joti s’bëhet.

Kujdes nga qoshet, sokaqet, terri, banesat e shoqeve e shokëve; kujdes nga njerëzit me mirësjellje të madhe…mos merr asgjë nga askush, kurrë’”, shkruan mes tjerash opinionistja.

Postimi i plotë:

Frika e ruan vreshtën!

– Si ta identifikojmë përdhunuesin dhe si të mbrohemi!

Kjo është tema.

Ne nuk mund t’i shërojmë mendjet e sëmura sadiste- me protesta; as nuk mund t’i vetëdijësojmë kriminelët me asnjë ligj;

por ne mund të mbrohemi, të kujdesemi dhe të ruhemi fort, deri në paranojë.

Nuk ka liri absolute, nuk ka pasur as nuk do të ketë liri absolute.

Frika e ruan vreshten, gjithmonë, prandaj, ne asnjëherë dhe askund nuk guxojmë të ndjehemi plotësisht të sigurtë.

Nuk mendoj se në Kosovë ka dhunues serik, dhe nuk mendoj që ka ardhur puna deri aty sa të bëhen gratë bashkë kundër burrave.

Djemtë, burrat, të gjithë kanë qenë, janë dhe mund të jenë viktima të dhunuesve.

I ngacmojnë djemtë, vajzat, i joshin me pare, me dhurata, shoqet e shokët më të ngushtë i vënë në gracka…

Kanë dhunuar njerëz me emër, në emër të dashurisë, të karrierës, i kanë joshur e i joshin viktimat me dhurata, me gjithçka që ata duan, e nuk e kanë…

jo veç femrat por edhe meshkujt ngacmohen, kushtëzohen seksualisht, etj.

Kurrë nuk ka ekzistuar, as nuk do të ekzistojë një botë, ku nuk do të ketë kriminelë e përdhunues.

Ligji po, por Ligji kryen punë pasi të kryhet krimi.

– Lexova një gazetare që mendon se vajzat e mitura duhet të shetisin të lira dhe vetëm nëpër parqe (pa ndriçim dhe pa kamera);

– Lexova një profesor të filozofisë, që mendon se në këso rastesh duhet vepruar me Kanun ‘sy për sy, dhëmbë për dhëmbë’.

Sipas tij, nëse dikush ta ka dhunuar dikë në familje, ti duhet të shkosh t’ia kthesh me dhunim apo me vrasje!

– Ministresha e Drejtësisë tha: Nuk kemi fëmijë, vajza dhe gra për t’u dhunuar dhe as për t’u vrarë’!

Çfarê fjalie!

Thuajse dikush ka viktima për dhunuesit…dhe thuajse vrasja është ‘lejuar’ deri tash!

– Çka duhet të bëjmë, pra?

Kurrë nuk je aq i vjetër sa të jesh i sigurtë nga përdhunimi.

Kurrë nuk mund të jesh aq i vdekur sa të mos e lakmojë dikush kufomën tënde!

I përdhunojnë edhe të vdekurit.

Po, e çka duhet të bëjë një e re, një i ri, unë, ti, të gjithë!

Duhet të ruhemi fort:

1. Mos i beso aakujt verbërisht, kurrë;

2. Mos shko nëpër banesa të shoqeve e shokëve me të cilët sapo je njoftuar;

3. Mos shko në parqe vetëm;

4. Kujdes nga shetitjet natën;

5. Kujdes nga klubet e natës, nga pija që ta ofron dikush që nuk e njeh mirë (por edhe nëse e njeh, mund të të tradhtoj keq);

6. Kujdes në garazha e në hyrje të banesave;

7. Kujdes nga mirësjellja e njerëzve të panjohur;

8. Mos ia çel derën askujt që nuk e pret në shtëpi;

9. Mos dil nga klasa i/e fundit.

10. Mos shko nëpër bodrume, në objekte të braktisura, në shetitje dhe në vende të panjohura;

11. Mos merr dhurata nga askush që nuk e njeh.

Nëse ndodh e të afrohet dikush i panjohur: bërtit, çka të qëllon në dorë përdore për vetëmbrojtje…Ik, vrapo, thirr ndihmë.

Duhet të jetë lëndë mësimore në shkolla ‘Si t’i identifikojmë përdhunuesit’.

Ata janë agresivë, arrogantë, asocial, impulsivë…

– Çdo vajzë, çdo djalë duhet tê jetê ushtar i vetvetes, në gjendje gatishmërie për vetëmbrojtje.

Policët mbërrijnë gjithmonë pasi të ndodh krimi.

Prandaj, secili duhet të jetë detektiv, polic dhe ushtar i jetës së tij.

Gjithmonë duhet të kemi kujdes ku ecim, ku shkelim, ku ulemi, me kë rrimë, ku rrimë, çfarë hamë e çfarë pimë.

Sepse, e keqja ndodh vetëm një herë dhe ta ndryshon jetën përgjithmonë.

– Askush nuk e parashikon se shoku i ngushtë të tradhton, se dikush merr pare për ta fituar besimin tënd, për të të vë pastaj në grackë…

përveç ata që janë edukuar të mos i besojnë askujt.

– Kushton shumë kur nuk i beson askujt (sepse kurrë nuk e ndjen afërsinë që e krijon besimi), por shumë më shtrenjtë kushton nëse beson.

Këshilla e parë që mbaj mend nga nana është: ‘Mos i beso askujt. Kurrë. Askush s’ta do tê mirën, përveç familja e ngushtë. I huaji i joti s’bëhet.

Kujdes nga qoshet, sokaqet, terri, banesat e shoqeve e shokëve; kujdes nga njerëzit me mirësjellje të madhe…mos merr asgjë nga askush, kurrë’.

– Kam menduar se ajo má ka nxi’ jetën me mosbesim dhe dyshime, mbrëmja e semimaturës më ka shkuar pa pirë gjë (se atëherë ka qenë në ‘modë’ paniku – kujdes, se të qet najsen në pije e të çnjerëzon…’.

Pasi u çova në vallen e parë më s’kam guxuar ta prek pijen….

– Ka qenë një shok i klasës, djalë i mirë dukej shumë, na ka pas dhuruar neve disa shoqeve çamçakëza (kujt i kujtohet – kolynos), veç unë, e hudha tinëz- sherri nanës, që më kish mêsuar të mos besoj njeri.

Dyshimi e mund lakminë. Por, s’të lë t’i afrohesh as dashurisë.

Është e pamundur t’i duash njerêzit nëse nuk u beson – prandaj kurrë nuk më ështê thyer zemra.

– Këshilla ime e vetme është shumë e thjeshtë: Mos u shoqëro me njerëz impulsiv, të paparashikueshëm, të zemëruar dhe agresiv,

Largohu nga rrugët pa ndriçim, nga qoshet, nga vendet e errëta, nga ecja vetëm nëpër natë e nëpër male.

As qesen e bërllogut moe dil ta hudhësh natën.

Ne nuk mund ta ndryshojmë mentalitetin e askujt, nuk mund të edukohet sadisti e krimineli me fjalë (ata e japin jetën për kënaqësinë që ndjejnë kur vrasin e dhunojnë), por ne mund ta ruajmë veten.

Nata nuk ka dëshmitarë.

Mos dil natën në një shtet që e ka pushtuar terri.

– Ngacmimet në rrugë nuk pushojnë kurrë, aq shumë të ngacmojnë, sa që nëse ndodh një herë mos me t’ngacmu seksualisht në rrugë, e shikon veten në pasqyre: çka po ndodh, mos nuk po dukesh bukur.

– Në bregdet këtij gushti:

Kur provoja të notoja pak, më afroheshin burra dhe më pyesnin: A je ti Kimetja…(s’kish shans të vazhdoja…se me ditë me notu mirë, i kisha joshur në thellësi ,..apo ndoshta ndonjëri prej tyre ka qëlluar i Vetëvendosjes, rrezik ta humb rasadin).

– Kur nuk më njihnin, djem të rinj, nuk më linin rehat të bëja ushtrime në ujë, sepse më ngacmonin me pyetje: ‘A thua pse vala po më afron te Ti; A ish uji i lagët; A notojmë bashkë’!

Komplimenti nuk është dashakeq, por në rastin tim ishte bezdisës.

Sepse, jo vala e detit, por vala e fjalëve të nxjerr nga deti.

– Liria e tepër është ëndërr e tepërt.

Je i lirë komplet, ose kur je i vdekur ose kur s’të ka mbetur gjë për të humbur.

– Kush ta do të mirë, të këshillon të ruhesh, të dyshosh, Liria nuk të mbron – mos harro.

Duhet të shmangesh nga terri, qoshet, sokaqet, ndërtesat e braktisura, nga dehjet dhe opiumet…

nga parqet, nga malet, nga villat dhe shtëpizat maje mali…

nga hyrjet e banesave, nga njerëzit impulsiv, asocial, nga ata që gjithë ditën vrasin në lojëra njerëz online;

nga njerëzit e zemëruar, që duan të sundojnë, pavarësisht kush janë ata.

Mos beso verbërisht. Kurrë. Besimi është premtim për perenditë, jo për njerëzit. Njeriu për njeriun është ujk.

P.S. Në fëmijëtinë tonë, flinim në ora 19:19, pasi që e shikonim filmin e vizatuar në TVP.

Mall e kemi pasur të rrinim deri në mesnatë me të rriturit.

Ishim të varfër, por jo aq të varfër sa të dilnim të shisnim çamçakëza në rrugë, natën.

– Dil presidente shihi fëmijët 5 vjeç kah u gjuhen veturave në Fushë-Kosovë e i lusin t’ua blejnë mallin.

– Avitu te semaforat e Katedrales ‘Nëna Terezë’, e shihi fëmijët që deri në mesnatë u kacavaren veturave për t’u larë xhamat me zor.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë