Ilir Deda thotë se mos funksionimi i faqes së KQZ-së është e qëllimshme.
“Kjo është e qëllimshme, na ata s’po e diskutojmë hiç. Nuk kemi nevojë me ra në fore të tij. Nuk ka rezultat, KQZ nuk është t’u funksionu”, tha Deda.
Ndryshe, ueb faqja e KQZ-së ku shpallen rezultatet preliminare sonte në shumicën e kohës ka qenë jashtë funksionit.
“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së për media.












