Fondacioni “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi, Shoqata e historianve Shqiptar në Maqedoni, personalitete dhe historian nga bota akademike, në shenje kundërshtimi ndaj idesë për heqjen e emrit Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës, organizon aksion simbolik ku u dërguan lule të freskëta tek shtatorja e Hasan Prishtinës në Prishtinë.
Drejtor i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina tha se kanë ardhur për ta kundërshtuar rreptë heqjen e emërtimit të Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës.
“Arsyetimi i rektorit se kjo çështje shkakton konflikt apo shkakton probleme në rangimin ndërkombëtar të punimeve shkencore është i pa bazë. Lidhur me këtë argumentim unë jam duke u marrë prej vitit 2013 kur rektori e ka shfaqur këtë indinjatë, këtë pakënaqësi të emërtimit…pra rektorit sot kemi ardhë me i thënë stop, mos na prek Hasan Prishtinën…një nismë e një rektori të porsazgjedhur duhet të përfundoj me largimin e tij sepse e ka nis mbrapsht reformën. Reformat rrënjësore janë të nevojshme por duhet të nisin mbarë dhe jo me heqjen e emrit tij“, tha ai, duke shtuar se pas 11 vitesh çohet një i posazgjedhur dhe propozon heqjen e emrit të Hasan Prishtinës, gjë që është një ofendim i rënd për të gjithë shqiptarinë.
Ai shtoi se ata nuk do të ndalen me masat e tyre në mbrojtje të emrit të kolosit Hasan Prishtinës.
Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i shoqatës atdhetare kulturore ”Luma”, nga Kukësi rikujtoi kontributet e Hasan Prishtinës për pavarësinë e Shqipërisë dhe për Kosovës.
Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore në Shkup, Skënder Hasani tha se udhëheqësi e UP-së, do të duhej të sillej ndryshe në 90 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës.
Profesori i historisë në Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli ka thënë se figura e Hasan Prishtinës është një figurë e ndritur që nuk ka mundur ta kontestoi askush./KP/












