Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Moscertifikimi i Listës Serbe, Daka e quan “film”: KQZ-ja nuk jep mendim nëse është organizatë terr’oriste

28/12/2024 - 08:35
në Lajme
A A
Moscertifikimi i Listës Serbe, Daka e quan “film”: KQZ-ja nuk jep mendim nëse është organizatë terr’oriste
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Vakdete Daka e ka komentuar vendimin për mos certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja. Teksa Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që urdhëroi KQZ-në të certifikonte Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Daka e ka quajtur mos certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja “film”, duke e kritikuar politikën që qëndron pas tij.

Ish-kryetarja e KQZ-së, ka thënë se KQZ-ja nuk është institucioni i duhur për të dhënë mendime nëse një grup është terroriste.

“Edhe kjo është bërje e politikës. Lista Serbe ne të gjithë e dimë, kush janë, si vepron dhe kush kanë qenë. Dhe këtë e kanë edhe ditë edhe ministria e Punëve të Brendshme, këtë e dinë të gjithat të cilët kujdesen për sigurinë e shtetit tonë. Dhe kanë mundësi të ndërmarrin hapa dhe të veprojnë në atë drejtim. Nuk është KQZ-ja ajo me dhënë mendim se as është dikush terrorist apo jo”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

Daka theksoi se për të shpallur një organizatë si terroriste, duhet të ekzistojnë prova dhe të dërgohen në vendin e duhur.

Ajo ka shtuar se KQZ-ja është përgjegjëse për certifikimin e listave të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe që ky proces është thjesht një formalitet, pasi listat duhet të kalojnë të gjitha filtrat ligjore.

“Qysh kanë vepruar në rastin e disa organizata terroriste munden edhe tash. Është në fuqi ligji për sigurinë shtetërore, dhe në bazë të atij ligji dihet se kur mundet një organizatë apo një grup të shpallet terroriste. Dhe në qoftë se ka të dhëna dhe prova, duhet të dërgohen në vendin e duhur.

Ndërkaq KQZ-ja vendos për certifikimin e një listë të kandidatëve, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet dhe të cilët kanë kaluar të gjithë filtrat, në të gjitha institucionet. Dhe pasi që zyra për certifikim ka dhënë një rekomandim që të ajo listë të certifikohet, është pothuajse formalitet votimi i certifikimit. Pastaj të gjithë këto pastaj janë vetëm filma. Në momentin kur fillon me bë filma dhe politik humbet arsyeja”, ka shtuar Daka.

Teksa vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së, që urdhëroi KQZ-në ta certifikonte Listën Serbe.

Ankesa është dorëzuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

PZAP-ja arsyetoi se Lista Serbe kishte plotësuar të gjitha kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë