Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mospunë, dembeli, marketing”, opozita me kritika për Përparim Ramën

14/04/2022 - 16:21
në Lajme
A A
Sfida e parë e Përparim Ramës, me këtë datë votohet për Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raporti i punës katërmujore të Komunës së Prishtinës në krye me Përparim Ramën që u publikua ditë më parë është duke u kritikuar nga opozita.

Arianit Beqiri nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë për Klankosova.tv këtë e ka quajtur si raport të mospunës dhe të dembelisë.“100 ditë janë bërë më 17 mars.

“Por, një muaj pas, Komuna dembele me kryetarin e saj përtac kanë vendosur që ta publikojnë një raport të tillë. Kjo është tallje. Mos puna është ofendim. Trajtimi i tillë ndaj qytetarëve është tallje. Ne nuk jemi të dëshpëruar sepse nuk kemi pritur diçka tjetër nga z. Përparim Rama e nga kabineti i tij”, ka thënë Beqiri.

Komuna e Prishtinës, sukses në këtë raport e ka llogaritur lirimin nga pagesa e transportit të trafikut urban të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të kryeqytetit.AI këtë e konsideron si një diskriminim, pasi sipas tij nuk i prek të gjithë qytetarët njësoj.

“Meqenëse janë liruar policët, ata që jetojnë në Hajvali, transportin urban nuk e kanë të mbuluar nga Trafiku Urban, por nga kompani private të autobusëve. Pra, ata sërish duhet të paguajnë. E, shto faktin që këtu ka mungesë të analizës se kush është liruar nga kjo pagesë, sepse aty thuhet që përfitues nga kjo masë janë edhe nxënësit e shkollave fillore. Por, duhet t’i tregojnë z. Rama, këshilltarët e tij të shumtë, që këta nxënës kryesisht shkollën e kanë në afërsi të shtëpisë së tyre dhe në rast se janë më shumë se 4km larg, Komuna është e obliguar ta bëjë pagesën e transportit të tyre. Por, ky vendim është marrë për të ndërruar vëmendjen sepse është marrë në ditën kur do të diskutonim për rritjen e çmimit të taksive.Standard i ri është llogaritur edhe ora e diskutimit në Kuvendin e Komunës për dy seanca, Beqiri ka thënë se për këtë periudhë ka folur vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe se zyrtarët komunal aspak.“5 muaj, 15 orë diskutim. I bie 3 orë në muaj. Mirëpo, edhe për ato dy seanca, diskutimin e kemi bërë ne, Kuvendi Komunal. Pra, nga këto 15 orë, 15 orë ishin kritika për mos punën, gjë që që po e karakterizon këtë ekzekutiv”,ka thënë Beqiri.

Shefi i asamblistëve të Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Bahri Gashi, ka theksuar se raporti i punës, është paraqitur si vazhdimësi e marketingut që Përparim Rama e ka nisë si kandidat për kryetar e pastaj vazhdon njëjtë edhe kur e merr pozitën deri në ditët e sotme.

Gashi ka thënë se ndër veprimet më të dëmshme në punën e Ramës është vendimi për anulimin e miratimit të Planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria”.

”Vendim i kundërligjshëm duke mos pasë absolut parasysh dëmin që ju ka bërë qytetarëve dhe interesin e tyre. Ne si AAK-ë e kemi kundërshtuar dhe e kemi bojkotuar votimin. Po ashtu është edhe vendimi për anulimin e vendimit për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të pjesërishëm të bllokut urban “D2” në kuadër të Planit rregullues “Arbëria 3”, i miratuar me vendimin për plotësimin dhe ndryshimin, 01 nr. 35-94056, i dt. 04.05.201, ka qenë një ndër veprimet më të dëmshme që i ka marrë kryetari Rama”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka pohuar se lëvdata nuk duhen të thuren nga Komuna e Prishtinës për asfaltimin e rrugës “Muharrem Fejza”.

“Ndriçimi publik në shumë lagje të Prishtinës është tmerr, ka mungesë të madhe, dhe tash e 4 muaj apo 100 ditët e famshme nuk ka asnjë intervenim. Rruga Muharrem Fejza nuk është lavd është turp për Komunën e Prishtinës, dhe realisht flasim vetëm për gjysmën e rrugës, jo komplet rruga”.

Ndër tjerash, në raport përmenden edhe çmimet e taksive, Gashi për këtë ka thënë “Angazhimi i kryetarit me çmimet e taksive është i pa vend dhe i pakuptimtë në situatën që jemi, ai fillimisht përmes instrumenteve ligjore që posedon, ai duhet të merret me taksitë “Ilegalë” që e kanë humbur edhe kuptimin e fjalës ILEGAL, pasi ne i shohim çdo ditë, por të bëjë kushtimisht rregullimin e tregut të taksive, e jo të merret me çmimet e tyre”,ka thënë Gashi.

Raporti 23 faqësh përfshin periudhën nga 7 dhjetori i viti 2021 deri në 31 mars të vitit 2022.Përparim Rama, ka thënë se ky raport është vetëm fillimi i punës së tij për këtë mandat në krye të Prishtinës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë