Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka zhvilluar dje një takim me kryeministrin e vendit Albin Kurti.
Sartazin deklaroi se “për Kosovën s’ka anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) pa e zgjidhur çështjen e formimit të Asociacionit”
“Moszgjidhja e Asociacionit nuk do t’ju çojë në BE dhe NATO”, tha Sarrazin për media.
Në lidhje me deklaratën e Sarrazin ka folur për “Gazeta Blic” deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi.
Thaçi tha në një prononcim për GazetaBlic, se Kosova është në drejtim të BE-së dhe nuk do të ketë asgjë që mund ta pengojë atë në rrugën e saj.
“Ne jemi në drejtim të BE-së, tashmë liberalizimi i vizave ka ndodhë, dhe nuk do të ketë asgjë që na ndal në këtë drejtim”, shton ai.
Deputeti Thaçi thotë se zërat e tillë nuk përkojnë me vizionin e Bashkimit Evropian, duke reaguar ndaj deklaratës së Sarrazin, i cili tha se derisa nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare për Asociacionin e Komunave Serbe, nuk do të ketë BE e as NATO për Kosovën.
“FSK është vazhdimisht në bashkëpunim të ngushtë me NATO-në, zërat e tillë nuk përkojnë me vizionin e Bashkimit Europian as të zgjerimit të forcave paqëruejtse të NATO-s”, përfundoi ai në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.













