Gjatë fundjavës së 10 dhe 11 janarit 2026 parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën, fillimisht priten riga shiu, të cilat si pasojë e rënies së temperaturave do të shndërrohen gradualisht në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.
Ndërkohë, të dielën temperaturat do të mbesin në vlera negative gjatë gjithë ditës.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 0 dhe 5 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi nga 1 deri në 12 metra në sekondë.
May be a graphic of map and text that says ‘10.01.2026 11.01.2026 -1/4 Mitrovicë -1℃3C Podujevë 05 Istog -1°C|4°C Pejë -4°C|-2°C Mitrovicë -5°Cl-2℃ Podujevë -3Cp1 Istog -1°℃4℃ Prishtinë -1°C|3°C Kamenicë -1°C3°C Gjilan -1°C4℃ Malisheve -4°C|-2°C Pejë 0°C|4°C エ Junik 0Cl5c Gjakovë 0C15c Prizren -2°C/2°C Dragash -13 Ferizaj 16°C|29°C Prishtinë -5°Cl-3℃ Kamenicë -5-3 Gjilan -3°Cl-1°C -4°C|-2°C Junik Malishevë -3°Cl-1°℃ Gjakovë -3°C|-1°C Prizren -6Cp-4 Dragash -5°C-3°C Ferizaj’
“Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion. Java e ardhshme parashihet të karakterizohet nga mot më i ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit”, thuhet në njoftim.












