Temperaturat në rritje dhe reshje shiu gjatë javës në vijim. Në fundjavë priten edhe reshje bore.10.12.2023 – Masa më të ngrohta ajrore po parashihet të depërtojnë mbi vend gjatë javës në vijim. Depërtimi i këtyre masave përgjatë një sistemi frontal të ngrohtë mbi rajon, sjell kushte për të reshura shiu mëngjesin e së martës, që vende-vende mund të bie edhe si shi i akullt. Temperaturat do të shënojnë rritje edhe deri në 12C, maksimalet, por edhe minimalet deri në 6C.Nga mesi i javës një shtjellë ciklonike kalon përgjatë pjesëve veriore të rajonit, që do të sjell kushte për të reshura shiu ditën e enjtë, ndërkohë me shtrirjen e masave më të ftohta ajrore deri në fundjavë reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë. Temperaturat pësojnë rënie të premten në 5C, e deri në mbrëmje edhe në 0C e 1C.Kushte më stabile në fillim të javës, me më pak qarkullim ajror, mbajnë ndotësit ajror të ngujuar pranë sipërfaqes, duke rritur koncentrimet e tyre edhe në vlera të larta të ndotjes. Indeksi i cilësisë së ajrit shkon edhe në vlera shumë të dobëta dhe shkurtimisht edhe në jashtëzakonisht të dobëta. Ditën e mërkurë pritet një përmirësim, pasi erërat jugore largojnë ndotësit, ndërsa indeksi do të zbres edhe në vlera të pranueshme.11.12 – Mjegull në ultësira që mund të mbetet edhe gjatë ditës. Në pjesë tjera intervale më të gjata me diell. Më vonë vransirat shtohen, me mundësi për reshje shiu e bore përreth viseve malore në perëndim e veri të vendit.12.12 – Reshje shiu orëve të mëngjesit. Ditën vransira e intervale me diell.13.12 – Më butë, kryesisht me vransira.14.12 – Kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe.15.12 – Kryesisht vranët, herë herë reshje të dobëta shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.Era frynë kryesisht nga krahu jugor, fillimisht lehtë 1-3m/s, e të mërkurën edhe mesatare deri në 9m/s. Nga dita e enjtë ndryshon drejtimin në veriore-verilindore.Shtypja atmosferike pëson rënie nga mesi i javës, por më pas shënon një rritje, lartë mbi normale, deri në fundjavë.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











