Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
“Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë
Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.












