Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MSH-ja dhe MASHTI përfitojnë projekte në vlerë afër 40 milionë euro

28/06/2024 - 12:00
në Lajme
A A
MSH-ja dhe MASHTI përfitojnë projekte në vlerë afër 40 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë përfituar afër 40 milionë euro nga marrëveshja e projekteve “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

Në ceremoninë e nënshkruar të premten, u tha se këto projekte kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikan financim në formë granti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati, tha se projekti parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK dhe SHSKUK. Ndërsa projekti i dyte ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme.

“Listës së nismave e projekteve që po i zbatojmë aktualisht e që për theks kanë mbështetjen për qytetarët tanë sot po i shtohen edhe dy projekte me tri marrëveshje të reja që kanë për synim përmirësimin e ofrimit shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershem. Këto marrëveshje në total kapin vlerën 37.2 milion euro dhe 2 milion dollar amerikan financim në formë granti prej të cilave 18.6 milionë euro janë kredi për financimin e projekti Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe  18.6 milion euro kredi e 2 milion grand për “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

“Pra projekti parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK dhe SHSKUK, forcimin e kapaciteteve të personelit shëndetësor si dhe ndërthurjes së praktikave me të mira për sigurim të cilës së shërbimeve te ofruara dhe ndërtimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore. Ndërsa projekti i dyte ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, përmes hartimit të legjislacionit dhe krijimit të infrastrukturës adekuate”, tha Murati.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me këto projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspert ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative.

“Sot si rezultat i bashkëpunimit nëpërmjet Bankës Botërore dhe Ministrinë e Financave, qytetarët e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor përfitojnë nga shumë projekte të një rëndësie të veçantë. Shërbimet në institucionet shëndetësore përmes këtyre projekteve janë digjitalizuar një pjesë e madhe e këtyre shërbimeve shumë të rëndësishme që kanë impakt direkt në cilësinë e këtyre shërbimeve si dhe drejt rrugës së digjitalizimit të plotë dhe ndërtimit të sistemit informativ shëndetësor. Përmes këtij projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspert ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative. MSh dhe qeveria tani janë duke punuar në një strategji për e-shëndetësinë”, ka thënë Vitia.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,  ka thënë se Këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët.

“Këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët. Marrëveshjet që po nënshkruhen sot janë një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për të investuara në një të ardhme më të sigurt, dhe të realizojmë objektivat tonë për të ndërtuar një të ardhme me të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Investimi në edukimin e hershme është një investim në të ardhme e vendit tonë pasi formon bazën për zhvillimin e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe sociale.”

Marrëveshja do të na lejoj të ndërtojmë një sistem arsimor që ofron mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa marr parasysh sfondit nga ata vijnë, gjendja socio ekonomike dhe rrethanat e thera. Ky projekt do të përmirësoj akcesin në arsim cilësor dhe do të siguroj që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmes përfshirjes edhe në edukimin e hershme pa marr parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet”, u shpreh ajo.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci ka thënë se me këto projekte synohet të përmirësohet shkollimi i fëmijërisë së hershme.

“Këto projekte synojnë të përmirësojnë shkollimin e fëmijërisë së hershme dhe për kujdesin dhe për kapitalin njerëzor që është shumë e rëndësishme, është një rol kryesor për gjithëpërfshirës. Kjo demonstron një përkushtim të ndihmohet Kosovën. Po ashtu do të mbështet vendimmarrjet në kohën reale, sidomos sektorin qe është i rëndësishëm e-shkollimin, sidomos për zhdukjen e analfabetizmit”, ka thënë Paolucci.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë