Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mshele gojën”, “Aa ligjet që m’i ki ti”, “Ata janë llama”: Ofendimet dhe presioni i Rozeta Hajdarit ndaj zyrtarëve të Ministrisë

12/11/2025 - 13:37
në Lajme
A A
Ministrja Rozeta Hajdari ua rihap derën prodhimeve të Serbisë në Kosovë (VENDIMI)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ua kishte bërë të vështirë jetën zyrtarëve të ministrisë.

Gjuhë ofenduese, presion e kërcënime të ndryshme, kanë rrëfyer ata në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave.

I pari dhe më brutali ishte gjuha e përdorur ndaj Udhëheqësit të Divizionit për Rezerva, Hafiz Gara, që është i akuzuar në këtë rast. Gara ka treguar se si ministrja Hajdari e kishte quajtur “idiot”. Të gjitha këto, janë deklarata në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të ngritur nga prokurorët Valdet Gashi e Milot Krasniqi.

“Në pyetjen e avokatit mbrojtës të tij, se a kishte qenë i kanosur dhe i shantazhuar ndonjehere me vendin e punës gjatë kësaj periudhe kohore nga ministrja Rozeta Hajdari dhe sekretari Irfan Lipovica, konkretisht për suspendim dhe largim nga puna, i pandehuri ka pohuar se përgjatë takimeve me ministren, e njëjta e kishte ofenduar me fjalët më banale, duke e quajtur idiot, i pa aftë dhe i pa pērgjegjshëm, duke aluduar në realizimin e kontratave që janë nẽ proces të hetimit”, thuhet në aktakuzë.

Por, ky nuk ishte rasti i vetëm. Kishte edhe disa raste të tjera ku dëshmitarët e këtij procesi, kanë treguar për presionin që kanë pasur nga Rozeta Hajdari.

Në një takim që dëshmitari Ermal Kutllovci kishte pasur me ministren Hajdari dhe një pjesë të stafit të saj, ajo kishte përdorur gjuhë të rëndë. Kjo pasi Kutllovci i kishte alarmuar qysh më parë lidhur me shkeljet ligjore që po bëhen me rastin e rezervave. Madje, Kutllovci ishte zyrtari i vetëm që nuk kishte pranuar të nënshkruante një deklaratë konfidencialiteti.

E në takimin e vitit 2023, Rozeta Hajdari i kishte kërcënuar me burg. Më pas, i ishte drejtuar me gjuhë të ashpër. “Mbylle gojën, mendimi yt nuk më intereson fare, kur jam unë këtu ti nuk flet”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale. Pasi dëshmitari kishte vazhduar të fliste, ndaj tij ishte iniciuar masë disiplinore, madje ishte larguar edhe nga vendi i punës, por që më pas ishte kthyer me vendimin e Këshillit të Pavarur Civil.

Edhe dëshmitari tjetër Ekrem Avdyli, zyrtar në MINT, tregonte si ministrja Hajdari e kishte kërcënuar me largim nga puna.

“Ju moti keni filluar me këto kërcënime dhe shtrëngime, dhe Hafizi më ka thënë se atij i kishit thënë me më largu nga puna. Jam i gatshëm të shkoj në shtëpi, por nuk kam forcë të merrem me këto shtrëngime”, ka thënë ky dëshmitar në aktakuzë.

Në bisedë e sipër, ky dëshmitar e pyet ministren pse nuk e kanë konsultuar zyrën ligjore. Rozeta Hajdari i ofendon rëndë zyrtarët e zyrës ligjore. “Çfarë zyre ligjore, krejt llama janë ata”, thuhet më tutje.

Një tjetër zyrtar ndaj të cilit Hajdari kishte përdorur ofendime të njëjta, ishte zyrtari Enver Hajrullahu i cili nuk pranonte të nënshkruante fatura pa kontratë. Dëshmitari i kishte thënë ministres se ai punon me ligjet e Kosovës. “A ligjet që mi ki ti”, ia kishte kthyer ajo, sipas aktakuzës.

Në një prej takimeve më vonë, Hajdari ishte kapur keq me zv/sekretarin Arbër Gegaj. “Arbër Gega ii kishte thënë jo ai por t’i duke iu drejtuar ministres, duhet ta dërgosh Emailin, dhe këtu kishte nisur konforntim verbal mes tyre, me të cilin rast Gegaj kishte dalur i revoltuar nga takimi dhe kishte dhënë dorëheqje”, thuhet në aktakuzë.

JU REKOMANDOJMË

“Nuk luaj rolin e babait”, Rama flet për Kurtin

“Nuk luaj rolin e babait”, Rama flet për Kurtin
11/07/2026 - 21:47

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, kryeministri Edi Rama foli për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Rama nënvizoi se ka respektuar gjithnjë...

Më shumëDetails

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme
11/07/2026 - 21:33

Bashkimi Evropian nuk e sheh gazin e lëngshëm natyror (LNG) si komponentë të strukturës së ardhshme energjetike të Kosovës, për aq kohë sa prioritet absolut i vendit mbetet...

Më shumëDetails

Qarkullimi i ndaluar deri më 18 korrik – Rama ndan pamje nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Qarkullimi i ndaluar deri më 18 korrik – Rama ndan pamje nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit
11/07/2026 - 21:32

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në rrugën ‘’Fehmi Lladrovci’’ në kryeqytet. Aty, siç ka bërë të ditur dje komuna, punimet...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda
11/07/2026 - 21:26

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti është regjistruar në orën 20:22. Epiqendra e tërmetit ishte 17 km në juglindje të Prizrenit dhe...

Më shumëDetails

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
11/07/2026 - 21:10

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kongresin e Nëntë Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku ka theksuar rëndësinë e rolit të...

Më shumëDetails

Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi
11/07/2026 - 20:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka deklaruar se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga Beogradi për të vizituar jugun e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë