Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muhamet Hyseni, ylli i javës në Superligë

06/11/2023 - 12:19
në Sport
A A
Muhamet Hyseni, ylli i javës në Superligë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Muhamet Hyseni është zgjedhur ylli i javës së 13-të në Superligën e futbollit.

Futbollisti i Llapit i realizoi dy gola mbrëmë ndaj Prishtinës, duke u shfaqur vazhdimisht i rrezikshëm për portën e Bardhekaltërve në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Hyseni realizoi në minutat 54 dhe 67, duke e përmbysur rezultatin, por golat e tij nuk i mjaftuan Llapit t’i gëzohet fitores, pasi Prishtina i barazoi shifrat në minutën e 77-të, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi mori këtë çmim qendërsulmuesi i llapjanëve u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe paraqitjen e mirë në derbi, teksa nuk e fshehu zhgënjimin që skuadra e tij nuk ia doli t’i gëzohet fitores pasi pothuajse gjatë tërë pjesës së dytë kishte epërsi numerike në fushë pas përjashtimit të Useinit me karton të kuq.

“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe privilegj për mua, pasi është hera e dytë që shpallem më i miri i javës. E falënderoj ekipin e Llapit, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin për mbështetjen dhe që më motivojnë të vazhdoj të rritem edhe më shumë. Kemi qenë një pjesë të madhe të ndeshjes në epërsi numerike në fushë dhe ishim në epërsi në rezultat, por nga një pakujdesi pësuam gol dhe fatkeqësisht e mbyllëm ndeshjen në barazim. I kemi pasur disa rezultate jo të mira, disa barazime, por besoj se shumë shpejt do të vijmë te fitorja sepse ‘Legjendat’ e meritojnë për mbështetjen që na japin në çdo ndeshje”, ka theksuar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Rrahmani në verë largohet nga Napoli
Sport

Finalja e Superkupës së Italisë: Rast i mirë që Rrahmani ta mbyll vitin me trofe

22/12/2025 - 11:07
Arteta beson te titulli: Këtë herë jemi gati ta kthejmë avantazhin në sukses
Sport

Arteta beson te titulli: Këtë herë jemi gati ta kthejmë avantazhin në sukses

22/12/2025 - 11:05
Kylian Mbappe merr propozimin e “çmendur”
Sport

Mbappe ia theu rekordin Ronaldos, por jo edhe një rekord të madh të Messit

22/12/2025 - 11:04
Kështu reagoi Cristiano Ronaldo kur Mbappe ia barazoi rekordin e tij
Sport

Kështu reagoi Cristiano Ronaldo kur Mbappe ia barazoi rekordin e tij

21/12/2025 - 12:20
Armando Broja pas golit me mesazh për tifozët: Pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua
Sport

Armando Broja pas golit me mesazh për tifozët: Pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua

20/12/2025 - 21:45
Rashica shënon supergol në Turqi
Sport

Rashica shënon supergol në Turqi

20/12/2025 - 19:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat!

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë