Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shpallur sërish lojtari i muajit te skuadra e LNZ Cherkasy.
Jashari pati një muaj pozitiv te skuadra ukrainase, shkruan Indeksonline
Në faqen zyrtare të klubit nga Ukraina, është publikuar foto e Jasharit me çmimin e më të mirit.
Kjo nuk është hera e parë që futbollisti kosovar votohet si më i miri i muajit nga fansat e këtij klubi.
27-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asiste në 22 ndeshje./Indeksonline/