Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muharremi: Qeveria Kurti dhe LVV do të ndëshkohen zgjedhjet e ardhshme, por dëmi që po i shkaktojnë Kosovës do të mbetet për një kohë të gjatë

16/08/2025 - 13:24
në Kryesore, Lajme
A A
Muharremi: Qeveria Kurti dhe LVV do të ndëshkohen zgjedhjet e ardhshme, por dëmi që po i shkaktojnë Kosovës do të mbetet për një kohë të gjatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj qasjes së Qeverisë Kurti ndaj sektorit privat, duke e cilësuar si një “sulm të paimagjinueshëm ekonomik”, raporton GazetaBlic.

Muharremi thotë se sulmet ndaj bizneseve, veçanërisht përmes krizës me energjinë, po bëhen nga grupe të majta ekstreme brenda institucioneve me qëllim shkatërrimin e “oligarkëve”, por në fakt po rrezikohet e gjithë ekonomia dhe e ardhmja e vendit.

Sipas tij, rreth 140 mijë të punësuar dhe 50% e ekonomisë janë në rrezik, ndërsa pasojat do të jenë të gjata dhe disa të parikuperueshme.

Ai paralajmëron se Qeveria Kurti dhe LVV do të ndëshkohen politikisht, por dëmi që po i shkaktojnë Kosovës do të mbetet për një kohë të gjatë.

Postimi i plotë:

Definicioni i budallakisë është kur ti, jo vetëm i bën dëme të tjerëve, por me ato akte e dëmton edhe veten tënde. Ky është, i ashtuquajturi “ligji i tretë i budallallakut”.

Kjo po ndodh aktualisht me sulmet kundër bizneseve me energjinë. Grupet e majta ekstreme po i sulmojnë me krejt kapacitetet institucionale bizneset e forta të vendit, të cilat i punësojnë rreth 140,000 kosovarë dhe përbëjnë rreth 50% të ekonomisë.

Qëllimi është politik, me i gjunjëzu e potencialisht me i shkatërru bizneset e forta (“Oligarkët”). Një grup i vogël ekstrem, disa prej tyre informal, po testojnë idetë më të errëta ekonomike me prejardhje nga Rusia bolshevike.

Ky është sulmi më brutal dhe më i madh ndaj bizneseve, sektorit privat dhe ekonomisë së Kosovës që po organizohet dhe zbatohet nga Albin Kurti dhe LVV duke përdorë instrumentet e shtetit.

Ata po i bëjnë dëm ekonomisë dhe Kosovës, por edhe po e shkatërrojnë veten e tyre. Çmenduri, sulm direkt ndaj të ardhmes dhe një dhuratë për Serbinë.
Një Kosovë pa biznese dhe ekonomi të fortë është një Kosovë e paqëndrueshme, me shumë vrima në sigurinë kombëtare. Ky do të jetë efekti final i veprimeve që po shohim tash e sa muaj.

LVV dhe Kurti kanë me u ndëshku në zgjedhjet e ardhshme për këto veprime dhe kanë me shku në opozitë, por pasojat nga dëmet e tyre kanë me mbetë gjatë, e disa s’kanë me u rikuperu kurrë.

Krejt kjo është bërë pa përgatitjet e duhura dhe ishte shmangur me një përpjekje minimale. Por qëllimi paska qenë, jo me evituar, por me i shkatërru edhe më shumë bizneset, prodhuesit dhe ata që preken.

Një sulm dhe krim i paimagjinuar ekonomik.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë