Analisti Shenoll Muharremi ka treguar pse VV-ja arrti të fitoi 50 për qind të elektoratit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka vlerësuar se partia e Albin Kurtit e ka përmbysur realitetin me një “trik” elektoral.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se me sjelljen e votës së diasporës VV-ja e ka përmbysur realitetin.
“Kjo çka ka ndodhë më 28 dhjetor mundet me qenë shokuese, por edhe traumatizuese për partitë opozitare. Por, në fakt, realiteti nuk ka ndryshuar, vetëm është tjetërsuar. Faktet dhe trendet në Kosovë janë të njëjta. LVV ka qeverisë dobët dhe e ka keqmenaxhu ekonominë dhe energjinë, e ka rritur varfërinë dhe i ka acaruar marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në. Ky fakt nuk ka ndryshu. Trendi i LVV-së është në rënie brenda vendit, te banorët e Kosovës që jetojnë këtu”, ka shkruar ia, duke treguar se cka ndikoi në rezultat.
“LVV e ka bërë një përmbysje të realitetit duke përdorë një “trik” elektoral që e ka deviju vullnetin e banorëve të Kosovës. Nëse i ka sjellë 150,000 votues nga diaspora, kjo mjafton me tjetërsu vullnetin dhe me përmbysë realitetin. Por kjo nuk është e qëndrueshme, është diçka që ndodh një herë në një datë apo afat kohor të caktuar”, ka shkrua Muharremi.











