Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot kanë publikuar analizat në sektorin e qumështit.
Në një konferencë për media, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, nuk ka treguar nëse qumështi “Vita” përmban vaj palme.
Ndonëse disa herë është pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Muja i është shmangur kësaj pyetje.
Derisa gazetarët shtronin pyetje specifike për këtë temë, Muja përgjigjej për gjera tjetra.
Madje, ai nervozohej me këto pyetje, duke e goditur tavolinën me grusht.
“Nuk është çështje më ba debat të tillë, çështja është se si të korrigjohen këto probleme. Është konstatuar se në qumështoren Vita është përdor në disa mosta vaji i palmës, por në disa mosta edhe qumështi pluhur”, ka thënë Muja.
Sa herë i shtrohej pyetja për qumështin “Vita”, ai shmangte pyetjen dhe fliste për diçka tjetër.
Detajet e raportit të analizave të kompanive të qumështit i ka prezantuar drejtori AUV-së, Bekim Hoxha.
Ai ka treguar se në shumicën e rasteve ka pasur mospërputhje të të dhënave.
“Nga 495 mostra të pranuar, 471 mostra apo 95.2 për qind ka pasur rezultat laboratorike janë përfshirë në analizë. Kjo tregon një nivel të lartë të mbulimit analitik, pasi vetëm 24 mostra nuk kanë gjeneruar rezultate laburatorike të përdorshme. Nga 471 mostra me rezultate, 385 mostra janë realizuar me përmbajtje të indyres. 329 mostra janë realizuar me përmbajtje të proteinës, 314 mostra janë realizuar me profilin e acideve indyrore, 203 mostra janë realizuar me pranin e amidonit dhe 45 mostra janë realizuar me pranin e qumështit pluhur”, ka thënë ai.













