Adelina Muja-Brahimi, ish-kandidate për asamble komunale në zgjedhjet lokale, motra e deputetit Muja, ditë më parë kishte marrë pjesë në tubimin e Iliridës.
Ky takim sipas deputetit dhe koordinatorit të VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, kishte qenë ilegal.
Veriu.info ka siguruar fotografi ku ajo shihet duke hyrë në tubim së bashku me burrin e saj.

Pamje tê pjesëmarrjes së saj në tubim ka publikuar sot edhe kandidati për kryetar të VV-së Mitrovicë, Ramadan Beshiri, në tubimin e lagjës Ilirida është parë motra e koordinatorit të qendrës në Mitrovicë, Armend Muja.
Pjesë e këtij takimi kishin qenë edhe banorë dhe aktivist të VV-së nga lagjja Tavnik ndërsa si mysafir dhe në përkrahje të kandidaturës së Beshirit ishte edhe deputetja Fjolla Ujkani.
Në postimin e tij të shoqëruar edhe me video, Doni Beshiri, ka shkruar se reforma ka emer dhe se aktivisti ngriti alaramin.
Postimi i plotë:
📌 REFORMA KA EMËR!
Zëri i aktivistit ngriti alarm 🚨
Zëri i qytetarit kërkoj lëvizje 🛎













