Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mungesa e informatave, pamundëson gjetjen e të pagjeturve- E domosdoshme qasja në arkivat serbe

27/05/2023 - 10:29
në Lajme
A A
Mungesa e informatave, pamundëson gjetjen e të pagjeturve- E domosdoshme qasja në arkivat serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mungesa e informatave nga shteti serb dhe mosgatishmëria për të bashkëpunuar, ka bërë që për afër tri vite të mos ketë gërmime në Serbi. Si pasojë e kësaj, shteti serb po vazhdon t’i mbajë të fshehur fatin e mbi 1 600 personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

E personat kompetent që merren me gërmime të të pagjeturve, e vlerësojnë si sfidues këtë çështje. Ata thonë se është e domosdoshme qasja në arkivat e institucioneve serbe.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, thotë se në bazë të informacioneve, ekzistojnë mbetje mortore të dy viktimave të luftës në hapësirën e quajtur “varrezat e besimtarëve myslimanë” në veri të Mitrovicës.

“Në rastin e lokacioneve në Komunën e Zubin Potokut, ne jemi në shqyrtim të informatave plotësuese, në përpjekje për të saktësuar lokacionin e mundshëm për varreza masive në rastin që ne e quajmë si grupi i intelektualëve dhe të njëjtën kohë jemi duke punuar edhe në shqyrtim të informatave për mundësinë e saktësimi të dy lokacioneve meqë mbi bazën e të dhënave që ne kemi, duhet të jenë edhe mbetje mortore të dy viktimave të luftës në hapësirën e varrezave në veri të Mitrovicës në pjesën që njihet si ‘varrezat e besimtarëve myslimanë’”, thotë Gara.

Që nga 2021-ta, Gara thotë se nuk kanë arritur ta saktësojnë një lokacion për gërmime ndërmjet fshatrave Dreth-Kalludër.

Thotë se aty gërmime ka pasur nga koha e UNMIK-ut.

Prandaj, Gara e sheh të domosdoshme qasjen në arkivat e institucioneve serbe.

“Në rastin e lokacionit mes fshatrave Dreth-Kalludër, ka pasur gërmime në vazhdimësi edhe gjatë kohës së UNMIK-ut, pastaj të EULEX-it edhe ne si institucione në vjeshtën e vitit 2021 kemi qenë të angazhuar në këtë lokacion, mirëpo fatkeqësisht deri më tani nuk është arritur të saktësohet lokacioni, mbi bazën edhe të mundësisë së lëvizjes së lokacionit ose kufomave për shkak siç e kemi thënë në vazhdimësi se ka një lloj hezitimi nga pala serbe për mosbashkëpunim. Prandaj është më së e nevojshme qasja në arkivat e institucioneve serbe dhe besoj se në bazën e këtij informacioni, ne do të arrijmë të saktësojmë lokacionin e mundshëm”, u shpreh ai, raporton EO.

Sfidues e sheh edhe Ditor Haliti, antropolog mjeko-ligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Ai thotë se puna e tyre varet shumë prej informatave.

“Po sepse puna jonë realisht varet shumë prej informatave dhe këto aktivitete fushore të gjitha janë të bazuar në disa informacione të caktuara. Informatat pastaj natyrisht se përpunohen prej policisë, dhe kjo e fundit bashkëpunon me Prokurorinë apo Gjykatën e të cilët e lëshojnë një urdhëresë, në bazë të cilës ne jemi të detyruar që të dalim dhe të gërmojmë dhe ta kryejmë punën tonë”, thotë Halliti.

Si shkak i mungesës së informacioneve, IML-ja është në pritje të informatave nga institucionet e drejtësisë.

Ai thotë se ekzistojnë dyshime të bazuara se akoma ka trupa të varrosur në Serbi.

Për këtë, ai shpreson në bashkëpunim me palën serbe.

“Këtë vit realisht të planifikuara i kemi vetëm dy aktivitete fushore në kuptim të gërmimit, ky është i parë dhe i dyti do të jetë në Podujevë. Tjerat jemi duke punuar por në mungesë të informatave konkrete dhe të sakta, ne jemi të detyruar që të presim më tutje që policia dhe prokuroria ta kryejë punën e vet, në mënyrë që të lëshojnë urdhëresa të reja për këtë vit, që sigurisht që do të shkojmë dhe t’i adresojmë. Mirëpo neve që na shqetëson më së shumti janë mungesa e informatave nga shteti serb, sepse siç e dini 1 mijë trupa janë zhvarrosur dhe janë riatdhesuar nga territori serb dhe ekzistojnë dyshime të bazuara se akoma kemi trupa atje që janë të varrosur dhe të fshehur”, u shpreh ai, teksa thotë se për gërmimet në Podujevë, viktima nuk lidhet me luftës e fundit por që është në listën e personave të zhdukur.

“Aty dyshohet për një viktimë por që nuk lidhet me kohën e luftës mirëpo është në listën e personave të zhdukur dhe si e tillë duhet të adresohet nga ne, në mënyrë që ta zhvarrosim, ta identifikojmë identitetin dhe pastaj ta largojmë edhe nga lista e personave të zhdukur. Nuk është ndonjë rast që është i veçantë”, tha Haliti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë