
Sapo kryeministri Kurti ka publikuar një postim ku ka shkruar për progresin e Kosovës në fushën e ekonomisë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit Murati, shefit të stafit Luan Dalipi dhe zëdhënësit të VV’së Arlind Manxhuka të cilët i kanë shpërndarë arritjet që i ka konstatuar Kryeministrit, pa shtuar dicka.
Kurti ka vlerësuar se ka pasur progres në ekonominë e Kosovës, duke përmendur rritje të prodhimit, numrit të punësuarve dhe eksportit.
“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë”, shkroi Kurti në postimin e tij në Facebook.











