Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, tha se problemi i veriu të Kosovës duhet të zgjidhet në Kosovën Lindore, shkruan Veriu.info
Murati, tutje tha se problemi i veriut nuk mund të zgjidhet me ndërhyrje të ushtrisë ose policisë por përmes bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Duhet të ndryshojë krejtësisht qasja ndaj bisedimeve me Serbinë. Në vend se të bisedimeve teknike ne duhet ta përmbysim qasjen e dialogut me Serbinë. Problemi i veriut nuk është problem i krimit të organizuar, por është probelm i thellë politik i cili nuk zgjidhet me polici (e as ushtri) por me marrëveshje dhe zgjidhje politike Andaj në qendër të dialogut duhet të vendoset reciprociteti politik në mes të veriut të Kosovës dhe Kosovës Lindore. Problemi i veriut zgjidhet në Kosovën Lindore”, tha Murati në RTK.












