Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muriqi një hap larg rikthimit te Fenerbahçe, marrëveshja pritet të mbyllet për 15 milionë euro

08/06/2026 - 14:02
në Sport
A A
Vedat Muriqi, pjesë e formacionit të javës në La Liga
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është gjithnjë e më pranë rikthimit te Fenerbahçe, skuadër ku ai shkëlqeu gjatë sezonit 2019/20.

Sipas mediave turke, zgjedhja e Aziz Yıldırım në krye të klubit ka shtyrë përpara negociatat, pasi biznesmeni e kishte premtuar transferimin e Muriqit si një nga objektivat kryesorë të mandatit të tij.

Raportohet se Mallorca dhe lojtari kishin arritur një parim-marrëveshjeje me Yıldırım, ndërsa gazetari turk Ertan Süzgün bën të ditur se transferimi do të realizohet për rreth 15.5 milionë euro, më pak se 18 milionët që ishin përmendur fillimisht.

Edhe pse Mallorca ka rënë nga La Liga, largimi i Muriqit duket i pashmangshëm, sidomos pas sezonit fantastik që zhvilloi, duke realizuar 23 gola dhe duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll.

Për 31-vjeçarin, rikthimi te Fenerbahçe do të ishte një kthim në klubin ku shpërtheu në futbollin evropian, pasi në sezonin 2019/20 shënoi 17 gola në 36 ndeshje, para se të transferohej te Lazio.

Megjithatë, nga kjo shitje Mallorca nuk do ta përfitojë të gjithë shumën, pasi Lazio ruan 45 për qind të fitimit nga një transferim i ardhshëm i sulmuesit kosovar. /IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërimi i frikshëm i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

Paralajmërimi i frikshëm i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?
08/06/2026 - 14:01

Ethet e futbollit kanë mbërthyer globin, pasi që Kupa e Botës 2026 është vetëm pak ditë larg inaugurimit të saj të madh në Meksikë, me 48 kombëtare gati...

Më shumëDetails

Humbi jetën në aksident, sot i jepet lamtumira futbollistit vushtrrias, Fatjon Bunjaku

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
08/06/2026 - 08:08

Sot në orën 17:00 do të bëhet varrimi i të ndjerit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën pas një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Ceremonia e varrimit do të...

Më shumëDetails

Klubi i Fatjon Bunjakut bën reagimin për vdekjen e tij

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
07/06/2026 - 14:30

gjithë futbolli kosovar u trondit nga vdekja e futbollistit, Fatjon Bunjaku. 22-vjeçari, u përfshi në aksidentin fatal në rrugën Mitrovicë-Vushtrri që i mori edhe jetën. Rreth vdekjes së...

Më shumëDetails

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
07/06/2026 - 09:17

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku. Lajmi është bërë i ditur...

Më shumëDetails

S’po ja don “Kuqezinjve”, mposhten edhe nga Luksemburgu

S’po ja don “Kuqezinjve”, mposhten edhe nga Luksemburgu
06/06/2026 - 22:04

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar një tjetër humbje brenda 3 ditësh. Këtë herë janë mposhtur nga Luksemburgu, me rezultat minimal 0-1 njëjtë sikurse ndaj Izraelit. Goli i vetëm i...

Më shumëDetails

E konfirmuar, Kosova me tri mungesa ndaj Andorrës

E konfirmuar, Kosova me tri mungesa ndaj Andorrës
06/06/2026 - 20:50

Janë konfirmuar tri mungesa të rëndësishme në radhët e Kosovës para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës, që zhvillohet nesër në Prishtinë. Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, ka bërë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    371 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Halimi i PIPOS: Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kaq ulëse kanë marrë partitë politike në Kuvend, sipas Exit Pollit të Albanian Post

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Numërimi drejt fundit, ky është rezultati preliminar i zgjedhjeve

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë