Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musa: Nuk është koha për zhbërjen e Speciales, por për ndryshimin e mënyrës së veprimit

20/09/2026 - 08:52
në Kryesore, Lajme
A A
Vrasja e Lulzimit – Avokati Musa: Në shumë raste policët që shkojnë të parët, mundohen ta manipulojnë rastin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë janë rikthyer diskutimet politike për zhbërjen e kësaj gjykate.

Avokati Skender Musa thotë se aktualisht nuk është koha për zhbërjen e saj, por kërkon ndryshimin e mënyrës së funksionimit dhe rritjen e përgjegjësisë institucionale të saj ndaj institucioneve të Kosovës.

Musa në një intervistë për Ekonomia Online, ka kritikuar mënyrën se si, ka vepruar Specialja, duke thënë se ajo duhet të japë llogari dhe se duhet të ketë një koordinim institucional me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Në radhë të parë dua ta bëj të qartë mendimin tim: Kjo gjykatë i ka shërbyer Serbisë dhe vazhdon t’i shërbejë Serbisë. Nëse një gjykatë e tillë i shërben Serbisë atëherë nuk ka nevojë ta përdorë logon dhe t’i zbatojë ligjet e Kosovës. Nuk mendoj se është koha dhe momenti të punohet për zhbërjen e gjykatës, mirëpo është koha dhe momenti që kjo gjykatë t’i japë llogari Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe prokurori special t’i japë përgjegjësi Këshillit Prokurorial të Kosovës. Nuk mund të thirren në një pavarësi të gjykatës dhe një gjykatë komplet e pavarur dhe të bëjë kaq dëme të mëdha Kosovës, duke marrë udhëzime nga prokurorë dhe gjyqtarë dhe politikanë të Serbisë siç ka vepruar kjo gjykatë”, tha ai.

Avokati ka deklaruar se mënyra e deritanishme e punës së kësaj gjykate e bën atë një rast të veçantë në Evropë sa i përket rezultateve të proceseve ndaj të akuzuarve shqiptarë.

“E thashë edhe më herët, është e vetmja gjykatë që njihet në Evropë që të gjithë të akuzuarit i ka dënuar dhe që pritet të dënohet çdo i akuzuar shqiptar që shkon para saj. Sepse vetëm shikojini ecurinë e punës së saj. Kjo gjykatë ka bashkëpunuar me prokurorë dhe policë serbë, hetues, ka marrë njerëz të sigurimit. Ata vetë kanë dalë publikisht dhe kanë thënë që ‘Ne i kemi shkruar edhe aktakuzat, kallëzimet penale, i kemi intervistuar, kemi intervistuar dëshmitarët shqiptarë’”, u shpreh Musa.

Musa ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit të Speciales, me institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“Ndërkaq nuk ka asnjë bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me Prokurorinë e Kosovës dhe me asnjë hallkë të sistemit të drejtësisë. Duhet të ndryshohet mënyra e veprimit të kësaj gjykate. Kjo gjykatë duhet me i pasë qartë dhe institucionet duhet me ia bë qartë që është gjykatë e Kosovës dhe që nuk guxon të ketë takime as kryetarja e gjykatës të Kosovës e as kryeprokurori i gjykatës të Kosovës me ministrin e punëve të brendshme, me ministrin e drejtësisë, me kryeprokuror apo me hetues të Serbisë”, thekson ai për Ekonomia Online.

Ai ka kundërshtuar edhe mundësinë e shkëmbimit të provave me institucionet serbe, duke argumentuar se bëhet fjalë për institucione të një shteti ku, sipas tij, janë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

“Sepse ata janë institucione dhe janë shtet tjetër dhe nuk mundem me i ofruar prova për një shtet ku kanë bërë vetë krime, për një territor ku kanë bërë krime”, u shpreh ai për Ekonomia Online.

Musa ka kërkuar ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe një rol më të madh të institucioneve të sistemit të drejtësisë së Kosovës në mbikëqyrjen dhe koordinimin institucional me Specialen.

“Duhet të ndryshohet ligji për Dhomat e Specializuara, duhet të jetë Këshilli Gjyqësor ai që duhet të kërkojë raport nga kjo gjykatë dhe të kujdeset për zbatimin e ligjit dhe vërtetimin e saktë të fakteve dhe provave, dhe duhet të jetë Këshilli Prokurorial dhe Kryeprokurori i Kosovës ata që duhet të mbajnë koordinimin dhe hierarkinë institucionale edhe me prokurorët specialë sepse ligji dhe Kushtetuta e parashohin si gjykatë të Kosovës”, shton ai.

Gjykata Speciale i ka dënuar me 81 vjet burgim në total 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim. Gjykata e shpalli atë përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm gjatë luftës në Kosovë.

Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim. Ai u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim. Gjykata e shpalli atë fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli atë fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

JU REKOMANDOJMË

Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, intervenon Policia

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia
20/09/2026 - 09:39

Dy gra, vjehrra dhe reja, janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 23:45. Sipas Policisë,...

Më shumëDetails

Koci letër krerëve të shtetit – kërkon që angazhimin për kosovarët e arrestuar në Serbi ta bëj në koordinim me institucionet

Koci: Kurti asnjë fjalë për ish- policin Arbnor Spahiu, protestoi publikisht kur një deputet i VV u ndalua nga policia serbe
20/09/2026 - 09:11

Avokati Arianit Koci, ka publikuar një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti, U.D., presidentes Albulena Haxhiu dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u bën thirrje që...

Më shumëDetails

“Haxhiu mund ta ushtrojë detyrën e presidentes deri më 4 tetor, më pas vendimmarrja mund të kontestohet”

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të KPK’së
20/09/2026 - 08:34

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mund ta mbajë këtë funksion deri më 4 tetor, ndërsa...

Më shumëDetails

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori
20/09/2026 - 08:13

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në procesin e apelimit të aktgjykimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale. Ukshini tha në...

Më shumëDetails

Kurti flet për strategji shtetërore për korrigjimin e verdiktit të Speciales: Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë

Kurti flet për strategji shtetërore për korrigjimin e verdiktit të Speciales: Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë
20/09/2026 - 08:09

Albin Kurti, ka shkruar për vizitën e tij që po e zhvillon në New York, ku ka takuar të rinjtë e diasporës shqiptare në Amerikë, organizuar nga tri...

Më shumëDetails

Policia gjermane ua largon flamujt kombëtar dhe të UÇK-së protestuesve (VIDEO)

Policia gjermane ua largon flamujt kombëtar dhe të UÇK-së protestuesve (VIDEO)
19/09/2026 - 22:57

Përveç në Prishtin, sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan nga Gjykata Speciale janë mbajtur protesta edhe në Gjermani. Protesta janë mbajtur në disa qytete...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Identifikimi i Adem Beqirit nga 23 të zhvarrosurit në Mitrovicë, Enver Hasani: Nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë