Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se nga dita e parë Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka shfrytëzuar mundësinë në çdo moment për ti larguar njerëzit, me difirencu njerëz politikisht, me bërë presion mbi administratën publike që ata të lëshojnë vendet e punës dhe të punësojnë njerëz të vet.
Musliu duke përmendur disa nga punësimet familjare që sipas saj i ka bërë udhëheqësit shtetërorë, tha se kësaj qeverisje duhet që ti vije fundi pasi sipas saj pushteti ka hyrë në një rrugë pa krye.
“Nuk guxon që të kalon në heshtje punësimi i tezakës në këtë rast sepse ju e din që nuk është vetëm ai rast e kishim edhe vëllaun, pra disa ditësh të presidentes Bankën Qendrore, kishim një tezake tjetër në Universitet e kështu më radhë të mos flasim për bashkëshortin e saj i cili merr pagë pa punuar as një ditë i cili shantazhon mediet. Unë konsideroj që kësaj qeverisje duhet që ti vije fundi, dy vjet kemi pritur me ide që kjo do ta gjejë rrugën por fatkeqësisht kjo ka hyrë në një rrugë pa krye dhe nuk ka kthim”, tha ajo










