
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu Shoshi ka kërkuar që pagat për mësimdhënësit grevistë të ekzekutohen, përderisa ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave Hekuran Murati.
Ajo ka thënë se në një vend me demokraci nuk duhet të ndëshkohet ata që mendojnë ndryshe qoftë nga kryeministri apo edhe ministri i financave.
Sipas saj pagat për grevistët duhet të dalin.
Reagimi i plotë:
Në demokraci nuk është vlerë shtypja e të gjithëve që nuk mendojnë njëjt si ti.
E në sistemet tjera edhe eleminohen ata që mendojnë ndryshe.
Ne jemi shtet demokratik andaj pagat për mësimdhënësit duhet të ekzekutohen krejt dhe drejt!












