Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu: Mërgimtarët u mashtruan rëndë nga Kurti, vetëm 8 mijë u kompensuan

04/12/2022 - 08:57
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu: Mërgimtarët u mashtruan rëndë nga Kurti, vetëm 8 mijë u kompensuan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në festat e fundvitit, ku shumë mërgimtarë pritet të vijnë për pushime në Kosovë. Ata të cilët rrugën e bëjnë me automjete për në vendlindje, në kufi do të i’u duhet që ta paguajnë policën e sigurimeve kufitare.

Kjo pagesë është duke u rimbursuar nga Qeveria, mirëpo procedurat të cilat duhet ndjekur për rimbursim po konsiderohen të komplikuara dhe shumica e mërgimtarëve nuk kanë aplikuar fare për rimbursim.

Procedurat e rimbursimit po konsiderohet si mashtrim ndaj mërgatës dhe si të tilla po bëhet thirrje që kjo pagesë të hiqet fare.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, tha për Ekonomia Online se mërgimtarët janë mashtruar nga Qeveri Kurti, duke shtuar se nga hulumtimet që ka bërë ajo, nga 224 mijë polica të paguara, vetëm 8 mijë mërgimtarë janë kompensuar.

“Absolutisht e them me bindje të plotë bazuar në statistika dhe informata të sakta, e në argumente që mërgimtarët e Republikës së Kosovës janë mashtruar keq e rëndë nga kryeministri Albin Kurti, e them këtë sepse kam hulumtuar të hyrat ose numrin e polisave që kanë paguar mërgimtarët ku janë mbi 224 mijë polisa të paguara, ndërsa janë rimbursuar vetëm 8 mijë, që i bije 3.9 për qind janë rimbursuar, kështu që jo shumica por të gjithë mërgimtarët janë mashtruar nga kryeministri”, tha ajo.

Ajo u shpreh se kjo pagesë duhet të hiqet, e sidomos nga kryeministri Kurti, pasi sipas saj, ai vet e ka dhënë këtë premtim.

“Tani nëse kurrë nuk është dashur të hiqet, nga Albin Kurti duhet të hiqet për shkaka se ka bërë opozitarizëm me vite të tëra me këtë kartë duke i garantuar mërgimtarët tanë se me ardhjen e tij në pushtet ai do ta heq policën e sigurimeve, dhe çfarë bëri krijoj burokraci e procedura edhe më të rënda, ata e paguan policën dhe u kthyen në vendet e tyre siç ka ndodhur rëndom. Ata u mashtruan nga Albin Kurti”, tha Musliu.

Edhe Blerinë Ukshinin nga organizata “Germin”, tha për EO se procedurat e rimbursimit janë burokratike dhe të komplikuara, duke shtuar se për këtë arsye aplikimi për rimbursim ka qenë më i vogël se sa hyrja e veturave.

“Në fakt dallimi prej vitit të kaluar më këtë vit në procedurat e rimbursimit, në këtë rast me atë që direkt është paguar nga shtetit polica e sigurimit, tregon një paqëndrueshmëri në mese të vendimeve të cilat i ka marr qeveria. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga mërgata dhe parashihet si një problem për shkak të procedurave burokratike të cilat duhet të ndjekin për aplikim dhe rimbursim të pagesës”.

“Kjo është parë si mungesë për mërgatën për shkak se ka pasur disa proceduar që duhet të ndjek dhe nuk kanë qenë shumë praktike për ta sidomos për moshat më të shtyra. E sidomos për të pasur një xhirollogari bankare në Kosovë e që jo të gjithë mërgata e ka një gjë të tillë. Për këtë ka ardhur deri te mungesa e aplikimeve për rimbursim. Aplikimi ka qenë më i vogël se sa hyrja e veturave”, tha ajo.

Ukshini kërkoi që kjo pagesë të hiqet për mërgimtarët si shenjë mirënjohje ndaj tyre, raporton EO.

“Natyrisht që duke marr parasysh kontributin e madh të diasporës për Kosovën do të ishte një lehtësim për ta për të ardhur edhe më shumë në Kosovë dhe për të vizituar familjarët më qenë jemi në prag të festave. Kjo duhet të jetë një vendim i vendosur në këtë rast i Qeverisë e të mos bëhen ndryshime vit pas viti. Do të ishte një lehtësim i madh duke i anashkaluar vonesat e mëdha në kufi. Nëse e krahasojmë numrin e madh të remitancave që hyjnë nga mërgimtarët në Kosovë kjo do të ishte një mirënjohja për ta, anashkalimi i pagesës se polisave”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë