Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu për Konventën Programore të PDK-së: S’mund të jem pjesë e saj kur s’përmenden Thaçi e Veseli

24/09/2022 - 19:50
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu për Konventën Programore të PDK-së: S’mund të jem pjesë e saj kur s’përmenden Thaçi e Veseli
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se mospajtimet në përmbajtje dhe përfaqësim ishin arsyet që nuk mori pjesë në Konventën Programore të PDK-së këtë të shtunë.

Musliu në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, ka thënë s’mund të bëhet pjesë e një konvente ku nuk përmenden ish-liderët e ish-themeluesit e partisë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, njofton Klankosova.tv.

“Nuk e shoh të arsyeshme të bëhem numër në një konventë e cila nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme kundër padrejtësive që po u bëhën ish-liderëve dhe ish-themeluesve, krenarisë së PDK-së dhe të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. PDK-ja ka shkëlqyer me heshtje në këtë drejtim duke krijuar huti dhe pasiguri në elektorat”, u shpreh Musliu.

Deputetja, mes tjerash, thotë se sot ka parë një konventë që ka favorizuar persona që se dinë se kush është PDK-ja, teksa konsideron se kjo mënyrë e qasjes do të jetë shkatërruese për çdo kauzë në të ardhmen.

“Kjo mënyrë e qasjes ndaj aktivisteve më të hershme dhe më të devotshme të PDK-së do të bëhët pengesa më e madhe dhe më shkatërruese për çdo kauzë në të ardhmen; Jo vetëm asaj të Vajzave dhe Grave”.

Reagimi i plotë i Musliut:

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti.

Për hir të qindra mesazheve që kam marrë sot nga aktivistet dhe aktivistët e PDK-së dhe interesimit të madh të mediave, për mospraninë time në „Konventën programore të PDK-së“, ndjej obligim personal që ta bëj një sqarim publik.

Mungesa ime sot ka të bëjë me mospajtimin tim me mënyrën e organizimit të Konventës, si në kohë si në përmbajtje, si në përfaqësimin.

Sot pamë një Konventë, pa zëra kritik dhe pa një rezyme të proceseve nëpër të cilën ka kaluar Partia Demokratike e Kosovës.

Sot, pamë një konventë me një parullë patetike 50-50, që realisht për qëllim ka vetëm të tingëllojë shumë bukur, por nuk pamë një plan konkret se si do të realizohet ky synim 50-50.

Sot, pamë një konventë që favorizoi persona që as nuk e kanë të qartë se kush është PDK-ja përderisa aktivistet e vërteta u thirrën për t´ua bërë publikun për fotot e tyre të Fcb-ukut.

Secili që merr mundin dhe e analizon këtë koventë, e që vetëm Konventë nuk mund të quhet, padyshim vjen në përfundim se në asnjë rrethanë nuk mund të mohohet tendenca e disa individëve për të kontolluar gjithçka dhe për të përjashtuar çdo gjë që nuk ju shkon atyre për shtati.

Kjo mënyrë e qasjes ndaj aktivisteve më të hershme dhe më të devotshme të PDK-së do të bëhët pengesa më e madhe dhe më shkatërruese për çdo kauzë në të ardhmen; Jo vetëm asaj të Vajzave dhe Grave.

Në PDK, sikurse edhe në partitë e tjera pa përjashtim, gratë dhe vajzat duhet të jenë pa zë, të përshtatën dhe të nënshtrohen sepse vetëm kështu ato respektohen nga individë të caktuar, e që fatkeqësisht këta individë sot udhëheqin partitë politike në Kosovë. Kjo është një situatë që të gjithë e dijnë, por që nuk prononocohen qartë.

Qasja e tillë ndaj grave aktiviste dhe krijimi i një mentaliteti të tillë ndaj grave në përgjithësi e dëmton rëndë kauzën për përfaqësim të dinjitetshëm të Grave në politikë dhe në jetën publike, prandaj për mua është e papranueshme që, kundruall këtyre zhvillimeve, të hesht vetëm pse sot mbaj një pozitë të rëndësishme si deputete dhe si kryetare e Komisionit për mbikqyrjen e AKI-së, gjë që dikush mund ta vlerësojë si zonë komfori. Unë, në rrugën time politike, asnjëherë nuk e kam zgjedhur rrugën e komformitetit.

Nuk mund të ia lejoj vetës të heshti kur jam dëshmitare se çdo ditë, në emër të reformave po shkatërrohet historia, tradita, identiteti jonë politik dhe dinjiteti jonë njerëzor.

Reformat janë të mirëpritura, por nuk reformohet një parti duke mohuar vlerat mbi të cilat u themelua, vlerat mbi të cilat e qeverisi dhe e rindërtoi vendin. Çdo Parti duhet të hapet dhe të bëhët shtëpi ku gjeneratat e reja do të angazhohen, por pa e mohuar kontributin dydekadësh të aktivistëve dhe kuadrove të cilët ishin mburrja dhe krenaria e Partisë dhe e Kosovës.

Reformimi bëhët gradualisht, duke diskutuar hapur dhe sinqertë në organet drejtuese të Partisë dhe duke zhvilluar strategjitë më të mira, duke respektuar meritokracinë dhe duke respektuar dinjitetin e kuadrove poseduese. Por po ndodhë e kundërta. Partia Demokratike, nga një parti e vlerave kombëtare dhe shtendërtuese po shëndërrohet një një „Parti-Pronë“ e një grupi të vogël interesi i cili me çdo verim synon ikjen nga identiteti i saj.

Nuk e shoh të arsyeshe të bëhëm numër në një konventë e cila nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme kundër padrejtësive që po u bëhën ish liderëve dhe ish themeluesve, krenarisë së PDK-së dhe të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. PDK-ja ka shkelqyer me heshtje në këtë drejtim duke krijuar huti dhe pasiguri në elektorat.

Sondazhet e fundit janë matës serioz për neglizhencën e Organeve të PDK-së. Sot sondazhet na nxjerrin në vendin e tretë dhe po vazhduam kështu nuk dua as të mendoj se ku do të përfundojmë në zgjedhjet e ardhëshme. E kemi provuar me heshtje duke kërkuar debat të brendshëm, por Kryesia aktuale e PDK-së (Kryesia e ngushtë sepse e gjëra është në terr informativ) ka injoruar çdo përpjekje duke u vetëknaqur në „lavdinë“ e tyre momentale. Elektorati i PDK-së, ka mbetur vetëm dhe pa një vizion të qartë të Partisë, prandaj për hir të atyre qindra mijëra votuesve dhe mbështetësve të vërtetë të PDK-së, nuk mund ta marr përgjegjësinë e heshtjes. Do të qëndroj fuqishëm në PDK dhe do të vazhdoj të bëj opozitë të fortë kundër partisë në pushtet, por do të vazhdoj të bëjë opozitë edhe ndaj dukurive shkatërruese brenda Partisë sonë. Do të përpiqem të jem zëri i atyre që nuk dëgjohen në PDK. Këtë ua kam borxh të gjithë atyre që Partinë Dmeokratike e duan dhe e mbështesin në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Bashkë me ta do të qendroj fuqishëm në PDK, por kurrë më nuk do të hesht para veprimeve destruktive dhe të dëmshme për Partinë dhe për Kosovën. Nëse debati i hapur dhe i sinqertë dhe kritika konstruktive do të më penolizojnë mua personalisht mbetet të shihet; Por do të ngushëllohem nëse në të ardhmen Gratë dhe Vajzat do të marrin guxim dhe do të ngrisin zërin e tyre për përmbajtje dhe për barazi të vërtetë.

Me respektin më të madh për secilen dhe secilin që Partinë e shohin si shtëpi të tyre dhe angazhohen për rikthimin e saj në pushtet, shpresoj që
Kryesia e PDK-së do të reflektojë dhe do t´i filloj reformat e vërteta duke respektuar në radhë të parë meritokracinë dhe vlerat tona identifikuese.

Në fund votuesi i PDK-së do të vlerësoj veprimet e secilit prej nesh.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë