Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj skandalit të Dimal Bashës që kishte vendosur Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës prapa një krevati të zyrës.
Musliu ka thënë se Deklarata nuk e ka vendin të fshehur pas “kauqit”.
“Duhet t’i largojmë këta njerëz që nuk lanë asgjë pa përdhosur. Deklarata e Pavarësisë nuk e ka vendin të fshehur pas “kauqit” në institucionet e shtetit”, ka thënë Musliu.
“Kur përçmohet simboli më i shenjtë i Republikës, aty nuk kemi më vetëm papërgjegjësi, kemi degradim të shtetit”, ka thënë ajo.













