
Ganimete Musliu, deputete nga radhët e PDK-së, përmes një postimi ka thënë se prishja e paisjeve në Kuvend nuk është rastësi, raporton Gazeta Blic.
“Prishja e paisjeve në sallën e Kuvendit, si mikrofonat e deputetve dhe paisjet e votimit nuk është rastësi”, ka shkruar ajo në facebook.
Sipas saj kjo po bëhet me qëllim të pengohen deputetët në reagimet e tyre.
“Kjo po bëhet me qëllim për t’i pamundësuar deputetët për të reaguar në kohë reale kundër keqeverisjes dhe për të fshehur transparencën e votimit”, ka thënë ajo.
“Qe nga viti 2021 e deri sot nuk ka asnjë evidencë se cili deputet, si ka votuar dhe per çka qëndron në këtë Kuvend”, ka thënë tutje Musliu.
Krejt në fund ka shkruar se përgjegjësia e gjithë kësaj i bie kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.
“Për këtë përgjegjësi duhet të mbaj Glauk Konjufca si kryetar i Kuvendit”, ka përfunduar Musliu.












