Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka qëndruar sot në dy fshatrat e Drenasit, Likoshan dhe Qirez, aty ku forcat serbe kryen masakra të rënda në luftën e fundit në Kosovë.
Musliu-Shoshi ka thënë se beteja e 28 shkurtit të vitit ’98 ishte shenjë se lufta në Kosovë po fillonte e se çmimi i lirisë është i lartë.
“Familja Rexhepi, Sejdiu, Ahmeti, Nebihu, Xheli, Rama e Behrami qëndrojnë të forta e krenare për bijtë dhe bijat e tyre që u bënë themel lirie!” ka thënë Musliu-Shoshi.
Ajo ka vizituar familjarët e viktimave dhe ka bërë homazhe te varrezat ku pushojnë trupat e tyre.













