Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, foli në Kuvend për shtrenjtimin e rrymës duke theksuar se ky vendim nuk i prekë qytetarët në Veri të vendit. Ajo hodhi kritika në drejtm të Qeverisë se i ka lënë pasdore kategoritë e dala nga lufta, prandaj kërkoi nga ZRRE të lirojë nga pagesa e faturës së rrymës kategoritë e dala nga lufta.
Ajo tha se shtrenjtimi i rrymës është gjë e papranueshme në këtë kohë krize.
“Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës ka marrë vendim për shtrejtimin e rrymës 15%. Rritja tarifore do të jetë për të gjitha kategoritë. Shtrejtimi i rrymës në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me luftën e tyre për rezistencë është i papranueshëm dhe i papërballueshëm për qytetarët e vendit. Shtrenjtimi nuk i prek qytyetarët në Veri të Mitrovicës që vazhdojnë të jenë të privilegjuar nga kjo qeveri e vendit tonë”, tha Msuliu.
“Me këtë vendim shkelen të drejtat e qytetarëve të Mitrovicës Jugore. Me këtë shtrejtim bëhet diskriminim në baza etnike është deklaruar edhe KMDLNJ”, tha Musliu në Kuvend, transmeton Express.
Ajo kërkoi që ZRRE të lirojë nga pagesa kategoritë e dala nga lufta, pasi siç u shpreh e kanë “të pamundur të jetojnë me 170 euro”.
“Sot kam kërkesë që ka të bëjë me një kategori të ndjeshme dhe të çmuar, siç janë kategoritë e dala nga lufta që nga kjo qeveri janë lënë pasdore në çdo aspekt. Kërkoj nga ZRRE të lirojë nga pagesa e faturës së rrymës kategoritë e dala nga lufta”, tha ajo.
Deputetja Musliu tha se veteranët po prangosen për shkak të mospagesës së rrymës, ndërsa qytetarët serbë nuk e paguajnë asnjë cent për rrymën.
“Është e papranueshme që të shohësh duke u prangosur veteranë e invalidë të UÇK-së në pamundësi për të paguar rrymën, si arrestimi i Besim Musa nga Mitrovica. Në pamundësi të pagesës u prangos…Veteranët si Besimi të prangoset ndërsa jo larg lagjes ku jeton ai janë mijëra qytetarë serbë që nuk paguajnë asnjë cent për rrymën e shpenzuar”, u shpreh ajo.












