Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Draft-statuti i Asociacionit është diçka e rrezikshme, është autonomi politike

16/01/2024 - 23:10
në Lajme
A A
Mustafa: Draft-statuti i Asociacionit është diçka e rrezikshme, është autonomi politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se draft-statuti aktual i Asociacionit nuk është vetëm asociacion, por edhe autonomi politike dhe territoriale e Kosovës.

“Në fakt ia kanë ngjit ose ja kanë vënë emrin Asociacion ata që e kanë shkru në mënyrë që me lidh me një dokument që ka qenë më parë. Mirëpo, ky draft-statut nuk është as në harmoni me marrëveshjen e parë , në 2015 s’po flas se kurrëkund nuk figuron në këtë draft”, tha Mustafa, në RTV21.

Ai këtë e cilësoi si diçka të rrezikshme dhe që nuk ka të përbashkët me marrëveshjen e vitit 2013.

“Unë mendoj që është diçka e re, diçka e rrezikshme për Kosovën dhe më së paku është Asociacion, sepse statuti është ndërtuar në bazë të marrëveshjes së Ohrit, e cila në pikën e 7 parasheh një formë të vetëmenaxhimit të serbëve si komunitet në Kosovë. Prandaj ne vetëmenaxhimin se kemi pasur komponentë në vitin 2013, në marrëveshjen që e ka ratifiku Kuvendi nuk kemi asnjë pikë ku përmendet vetmenaxhimi i një komuniteti të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se ka pasur një dokument për asociacionin që në kohën sa ai ishte kryeministër e kishte ndihmuar që ta hartonte Enver Hasani.

“Kemi pasur një dokument që më ka ndihmuar atëherë profesron Enver Hasani, sepse e pata lut profesorin që të japë një kontribut se si tani këto sugjerime, vërejtje të Gjykatës Kushtetuese mund të shndërrohen në statut. Dhe ai i pat përpunuar të gjitha ato pika. E kemi pas një draft të cilin e mbajshim për veti që kur të ulemi ta hartojmë statutitn të sillet aty në mënyrë që statuti të cilin ne e dërgojmë në Kushtetuse mos të jetë në kundërshtim”, tha ai.

Ai tha se në vitin 2015 nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje zyrtare si qeveri me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Sipas tij ishte vetëm vënie e inicialeve në fund të faqeve, gjë që siç tha Mustafa nuk nënkupton nënshkrim zyrtar.

“S’ka pas do të thotë marrëveshje të nënshkruara si qeveri, ka pasur vetëm dhënie të inicialeve në fund të faqeve në mënyrë, që të vërtetojmë të themi se ato faqe janë inicializuar nga palët. S’merret si nënshkrim i marrëveshjes, s’ka pas nënshkrim. Nënshkrim i marrëveshjes do të ishte kur në krye të një marrëveshje të thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, Qeveria e Serbisë me këtë kryeministër në bazë të dialogut të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e e Bashkimit Evropian me datën kaq kaq arritën marrëveshje për këtë çështje dhe në fund me qenë nënshkrimet e dy kryeministrave. Ne kemi inicialet e mia të Federica Mogherinit dhe të Alkesandar Vuçiqit, por nuk kemi tekst se ajo marrëveshje është marrëveshje e dy qeverive ashtu siç bëhen marrëveshjet ndërkombëtare. Kështu që kot themi kryeministri Kurti demonstronte para deputetëve të Kuvendit ose aktronte me atë se ‘kallxomni ju qysh ja keni bo, t’ia bëj edhe unë’ “, tha Mustafa.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë