Ofendim ndaj qytetarëve, e ka parë Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaratën nonshallante të kryetarit të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ky i fundit duke thënë “gjejeni rrymën vetë më lirë dhe blijeni”.
“Shiheni qasjen e kryetarit të ZRrE-së! Nën këtë qeveri është shtrenjtuar rryma 3 herë dhe i ofendojnë qytetarët “bëni qare more, blejeni ma lirë vet qy!”. Fort mirë”, shkroi Mustafa.










