Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa për mosnjohjet e reja: Politika aktuale mund të sjellë vetëm ç’njohje e bunkerizim

04/01/2022 - 19:22
në Lajme
A A
Kurti shfuqizon vendimin e Isa Mustafës për Telekomin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po fajëson udhëheqjen kosovare për mosnjohje të reja nga shtetet e tjera.

Ai, në një prononcim për FrontOnline, ka hedhur akuza duke filluar nga Presidenca, Qeveria e deri të Kuvendi.

Sipas tij me këtë qasje të tyre, Kosovës nuk do të mund t’i vijë asnjë njohje e re.

Por, thotë se mund të ketë vetëm ç’njohje.

“Nuk është fjala këtu se sa e qëlluar është ministresha e jashtme apo se sa e përgatitur është kjo ministri, por problemi qëndron te politikat shtetërore që po i ndjek Kosova, të Presidentes, Qeverisë, Parlamentit. Politikat e tanishme, jam i bindur se nuk i sjellin njohje Kosovës. Mund ti sjellin vetëm tërheqje të njohjeve dhe bunkerizim”, ka thënë Mustafa, në një prononcim për FrontOnline.

Por, pavarësisht kësaj, Mustafa thotë se këta nuk duhet të shpallen fajtorë.

Ai, deklaron se fajin e ka dikush tjetër.

“Këta që s’po arrijnë të sigurojnë asnjë njohje nuk duhet të shpallen fajtorë. E kemi ditur se cilat politika do ti ndjekin, ua kemi dhënë votën. Prandaj për çdo dështim, fajtore është vota e shumicës”, është shprehur ai, për FrontOnline.

E, derisa ka folur për njohjet ai ka thënë se Kosova nuk po ofron pothuajse asgjë në mënyrë që të tjerët ta njohin.

Sipas tij, vendi ka nevojë për përkrahje të jashtme.

“Prandaj shtrohet pyetja bazike se çfarë po ofrojmë ne, që të na njoh dikush?

Fuqi ekonomike, jo. Fuqi shkencore, jo. Forcë luftarake, jo. Fuqi demokratike, jo. Jemi një shtet i ri në zanafillën e konfigurimit demokratik e institucional, i cili ka shumë nevojë për përkrahje të jashtme”, ka deklaruar ndër të tjera Mustafa.

Ish-kryeministri, Mustafa ka thënë se tani për tani politika shtetërore e jashtme duket pa identitet.

“Tani politika jonë shtetërore e jashtme duket e paidentitet. Me SHBA-të marrëdhëniet nuk janë ato që do duhej të jenë. Qeveria po kundërshton zbatimin e Marrëveshjes së Washingtinit; kundërshtoi edhe gasësjellsin me financim të pjesshëm nga SHBA. Marrëdhëniet e institucioneve më të larta të Kosovës me BE-në karakterizohen më shumë me kundërshtime sesa me vullnet dhe kulturë bashkëpunimi. Po sillemi sikur bota është e varur nga ne, se të gjithëve duhet tu japim leksione. Të gjitha këto po bëhen për konsum të mjerë të brendshëm”, ka shtuar ai për FrontOnline.

Ndërsa, thotë se edhe pushteti e ka një moral, e që sipas Mustafës këtij aktualit po i mungon.

“Edhe pushteti e ka një moral, që ndërlidhet për interesa të vendit. Në këtë rast ai mungon, sepse me çfarë pushteti mund të krenohemi, nëse s’jemi mirë me askënd. Nëse çdo ditë prodhojmë kundërshtarë dhe humbim miqtë tanë”, është shprehur ndër të tjera Mustafa.

Sipas tij, që nga shpallja e pavarësisë Kosova është identifikuar si vend properëndimor dhe proamerikan.

Kosova në vitin 2021 ka pasur vetëm një njohje.

Izraeli është vendi i fundit i cili mori vendim që ta njoh shtetin i cili e shpalli pavarësinë në vitin 2008.

E, kjo njohje u mundësua nga Shtëpia e Bardhë në takimin që ka ndodhur më 4 shtator të vitit 2020 në mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nën kryesimin e presidentit të atëhershëm të ShBA-së Donald Trump.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë