Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Qeveria mund të rrëzohet me strategji më të fortë opozitare

23/07/2023 - 20:36
në Lajme
A A
Mustafa: Qeveria mund të rrëzohet me strategji më të fortë opozitare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria Kurti mund të rrëzohet me një strategji të fortë opozitare.
Ndër të tjera, ai kritikon partinë në pushtet, kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten Vjosa Osmani.
Ish-kryeministri Isa Mustafa e quan trishtuese rrahjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës.
Derisa thotë se ka parë përsëritje të skenave të pahijshme në Kuvend të vitit 2015, ai thekson se e e kishte të vështirë t’i arsyetonte ato në takime ndërkombëtare.
Mustafa thekson se dhunën në Kuvend, por edhe jashtë saj e ka instaluar Lëvizja Vetëvendosje me kohë dhe sipas tij, kjo është “sëmundje” që po trashëgohet.
“Po, skena ishte mjaft e rëndë, mos të them edhe trishtuese, sepse është shumë vështirë të shikosh skena të tilla në Parlament të Republikës së Kosovës, një Parlament i një vendit të ri…Krahas asaj skene, unë pash edhe në studio të ndryshme televizive përsëritjen ose dhënien e skenave, të cilat ndodhën në vitin 2015, në Kuvend. Atëherë, së pari me vezë e pastaj edhe me mjete tjera, me gaz lotsjellës, me sprej që ishte një gjendje shumë e rëndë. Unë e kisha shumë vështirë të arsyetojë ato sjellje edhe në takimet që kisha me përfaqësues të vendeve tjera, ose në takime ndërkombëtare dhe e kisha parasysh edhe këtë që ndodhi tani, sepse është vështirë që ta kuptojnë njerëzit jashtë, sepse këto ndodhin në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Çfarë kemi ne që nuk kanë tjerët, që mos gjejmë një mënyrë tjetër të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të brendshme apo të komunikimit të brendshëm në mënyrë demokratike, por duhet ta përdorim dhunën. Tani, mund të them se dhuna ka instaluar në Kuvend, por edhe jashtë Kuvendit, Vetëvendosja me kohë dhe kjo është një sëmundje që ne tani po trashëgojmë dhe uroj që të vetëdijesohemi të gjithë, në mënyrë që ajo të mos përsëritet edhe një herë ose të mos përsëritet të ardhmen, ashtu siç ndodhi. Para, para një jave.”, thotë ai.
Ish-kreu i LDK-së thotë se ka qytetarë që nuk e kuptojnë situatën në vend. Sipas tij, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosja po bën propagandë, duke i paraqitur dështimet siç shprehet ai, si fitore të saj.
“Dhe vështirë është qytetari ta kuptojë situatën, në të cilën ndodhemi, për arsye se Vetëvendosja po bën një propagandë shumë të madhe. Me të gjitha dështimet po i pasqyron si fitore të saj dhe është problem te qytetari i fundit atje që ta kuptojë a është dështim apo është fitore, a është dështim që Qeveria e Kurtit tani po i vendos Njësitë Speciale në veri të vendi, po arreston njerëz, që po i quan kriminelë, edhe atë po dëgjojnë qytetarët dhe përkrahin apo nuk është, apo është fitore që Qeveria Kurti të merret vesh me komunitetin ndërkombëtar dhe gjitha ato veprimet t’i bëjë si veprime të koordinuara, të cilat pastaj janë stabile dhe të cilat neve na i hapin dyert që ne së bashku me amerikanët dhe me tjerët të ecim përpara ashtu siç zotëri Eskobar thoshte dje, themi nբ qoftëse qeveria do të i kryente detyrat e veta, themi Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen edhe për njohje të Kosovës nga 5 vendet e Bashkimit Evropian, të cilat akoma nuk e kanë njohur.”, thotë ai.
Duke folur për opozitën e tanishme, ai thotë se në kohën kur ka qenë kryeministër, opozita e atëhershme është imponuar më shumë përmes dhunës sesa siç shprehet ai, ka pasur forcë.
Ai thotë se opozita duhet të ketë koordinim mes vete.
“Atëherë, ne kemi pasur mbi 80 deputetë, diku arrijshim 87 deputetë do të thotë, në atë periudhë, opozita ka qenë një minoritet i veçantë, mirëpo edhe ashtu siç ishte, opozita ka qenë shumë e gjallë, ka qenë shumë e zëshme, ka qenë shumë vepruese, mos të them edhe shumë e dhunshme, sepse përmes dhunës pastaj edhe është imponuar më shumë sesa që ka pas forcë. Unë tani nuk preferoj në asnjë moment që opozita tanishme të aplikojë dhunë në Kuvend ose format e dhunës, të cilat i ka aplikuar Vetëvendosja atëherë, të cilat kanë lënë pasoja, që duken edhe tani. Mirëpo, mendoj se ata duhet të jenë në koordinim mes veti për një strategji elementare si duhet ta ndjekë opozita. Kjo nuk nënkupton që dikush nga subjektet politike duhet të lëshojë programin e vet dhe të t’i bashkëngjitet një programi të subjektit tjetër. Por, në këtë rast, opozitarizmi duhet të ketë një zë të përbashkët në Kuvend, edhe të dinë këto subjektet politike se çfarë duan. S’mundemi të vimë në situatë që një herë dëshiron të bëhet një Qeveri e Unitetit Kombëtar edhe s’e di se si do të bëhet ajo qeveri.”, thotë ai.
Ish-kryetari i LDK-së potencon se Qeveria Kurti mund të rrëzohet me strategji më të opozitës, derisa thotë se qeveria duhet të implementojë marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë