Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, deklaroi të hënën se pret nga institucionet e Kosovës që të koordinohen në lidhje me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve, përfshirë edhe ata Bayraktar TB-2.
KFOR-i kujton se komandanti i këtij misioni e ka autoritetin parësor mbi hapësirën ajrore të Kosovës, që nga përfundimi i luftës më 1999.
Një deklaratë e tillë e KFOR-it vjen pasi kryeministri Albin Kurti, të dielën konfirmoi se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia, ndonëse nuk tregoi sasinë apo buxhetin e ndarë për ta.
Megjithatë, Ahmeti u ndërlidh duke treguar edhe një histori për këtë temë, transmeton Paparaci, raporton Paparaci.
Ahmeti, shpjegoi se kur ishte kryetar komune dhe kur donin të xhironin diçka me dronë apo kamerë, duhej të merrnin leje nga KFOR-i, dy ditë përpara.
“Kur xhironim diçka me dron/kamerë në komunë duhej me marr leje prej KFOR dy ditë përpara. Kjo për shkak se hapësirën ajrore mbi Kosovë e menaxhon NATO/KFOR”, u shpreh Ahmeti.
Bile ai tha se, “njëherë na e kanë arrestu edhe fotografin në një koncert në shesh”.
“Bajraktari nuk mundet me u përdor pa leje nga KFOR”, ka shkruar Ahmeti, në një postim në Twitter.













