Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nagavci është ende e hidhëruar”, Jasharaj e lidhë shkëputjen e kontratës kolektive me grevën

04/12/2022 - 12:04
në Lajme
A A
“Nagavci është ende e hidhëruar”, Jasharaj e lidhë shkëputjen e kontratës kolektive me grevën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 21 nëntor Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njoftoi SBASHK-un se e ka shkëputur kontratën kolektive të nënshkruar më 21 janar të 2021-tës. Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një bisedë për Gazetën Express foli për shkëputjen e kësaj kontrate dhe për grevën e pezulluar.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, thotë se kjo sindikatë shkëputjen e kontratës kolektive e konsideron “veprim të ngutshëm, të pabazuar, të njëanshëm e të pa efekt”.

Jasharaj deklaroi se janë duke u konsultuar me ekspertë të fushës së drejtësisë dhe se janë duke e analizuar situatën.

“Ajo ka qenë vetëm si informatë dhe e konsiderojmë si veprim të ngutshëm e të njëanshëm të ministres Nagavci dhe si veprim i tillë e konsiderojmë si tëpabazuar dhe pa efekt, ngase në kontratën kolektive thuhet qartë që asnjëra palë nënshkruese nuk ka të drejt të marrë hapa të tillë të zhvlerësimit të kontratës kolektive. Pra një të drejtë të tillë se ka MASHTI as SBASHK-u. Ne jemi në konsultim me ekspertë të fushës se drejtësisë dhe jemi duke e analizuar situatën. Me siguri do të dërgojmë përgjigje zonjës Nagavci për t’i treguar se e ka bërë një hap të gabueshëm dhe se nuk ka të drejtë për shkëputjen e njëanshme të kontratës”, u shpreh ai për Express.

Kur u pyet rreth mundësisë që të shkëputet kjo kontratë, e të bëhet një e re, Jasharaj tha se “nuk kanë arsye”, derisa shton se Nagavci mund të jetë ende e hidhëruar për grevën.

“Kontrata është nënshkruar nga të dyja palët më 21 janar 2021 dhe t’iu them të drejtën është e habitshme ky veprim i Nagavci pas dy viteve, mbase ende e ka atë hidhërimin për shkak të grevës”, tha ai.

I pari i Sindikatës së Arsimit bëri të ditur se kontrata e nënshkruar në kohën e Qeverisë Hoti ka qenë me afat të pacaktuar.

“Kontratat zakonisht te ligji i pagave përpara kanë qenë në afate prej tri vitesh, por në kontratën kolektive të 2021 janarit thuhet qartë dhe ishte mirëkuptim i të dy palëve nënshkruese se kontrata është më afat të pacaktuar, mirëpo palët në marrëveshje mund të bisedojnë, mund të formojnë komisione të cilat do të bëjnë ndonjë shtesë, ndonjë aneks eventual në kontratë, por gjithnjë që avancon të drejtat e të punësuarve në sektorin publik”, tha Jasharaj.

Jasharaj foli edhe për grevën e pezulluar. Ai tha se janë duke e pritur janarin, mirëpo shpreson që çështja e ligjit të pagave të zgjidhet deri atëherë.

“Jemi duke pritur janarin. Lajmet janë se ligji i pagave që ishte problemi kyç që i dërgoi të gjitha sindikatat në grevë, është aprovuar nga Qeveria dhe ka shkuar në parlament. Ka deklarata nga deputetët e pozitës se është hequr edhe neni ku thoshte se pas votimit në Gazetën Zyrtare duhet të pritet edhe 8 muaj për implementim. Ne presim që qeveria dhe deputetët ta mbajnë fjalën, në procedurë të rregullt ta analizojnë dhe ta votojnë ligjin në dy leximet. Me një ligj të mirë të pagave, do të uleshin tensionet në tërësi dhe do të kishim një atmosferë krejtësisht tjetër. Edhe në kohët e kaluara, kryesisht ishte ligji i pagave ai që i dërgoi mësuesit në greva”, tha ai për Express.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë