Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është shprehur e shqetësuar se nuk do zëvendësohen orët e humbura.
“580 mijë orë janë të humbura, për mua është shqetësuese se nuk do të zëvendësohen orët e humbura. Shqetësuese të përmendet me kaq lehtësi se nuk do të zëvendësohet asnjë orë”, ka thënë Nagavci.
Ajo theksoi se do ta shqyrtojnë kalendarin e mësimit shkollor, në mënyrë të mos dëmtohen nxënësit.
“Kalendari është në përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit, ne do të shqyrtojmë kalendarin e mësimit shkollor, të mos dëmtohen nxënësit, pasi të dëmtuar mbeten vetëm fëmijët dhe prindërit që i dërgojnë në shkolla publike”, shtoi e para e Arsimit.
Nagavci, theksoi se ndryshe nga shkollat publike, ato private janë duke e mbajtur mësimin rregullisht.













