Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, tha se kryeministri Albin Kurti është duke vazhduar angazhimet e tij dhe se në ditët e mbetura, pritet të arrihet një pajtueshmëri dhe një zgjidhje për çështjen e Presidentit.
“Kryeministri Kurti gjithashtu është duke vazhduar angazhimet e tij dhe unë besoj që në ditët e mbetura, sepse nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, të arrihet një pajtueshmëri edhe një mbështetje, gjithashtu propozime konkrete, edhe të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit.
Pas takimeve që ka pasë së fundmi me kryetarin e LDK-së, Kryeministri Kurti ka bërë prononcimin e tij për media. Besoj që për të gjitha detajet, sapo të ketë diçka të re, do t’i ndajë të dhënat edhe me ju edhe me qytetarët”, tha ajo pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.













