Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurit Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokollës për vrasjen e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës me 29 nëntor.
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Insajderi ka kontaktuar avokatët e tre të dyshuarve për të marr një koment lidhur me çështjen, por, të njëjtit nuk iu janë përgjigjur gazetës.
Naim Murseli dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje‘, Granit Plava për veprën penale ‘Vrasje e rëndë‘ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve‘ dhe i pandehuri Kushtrim Kokolla për shkak të veprës penale ‘Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë‘.
Sipas njoftimit të gjykatës, Naim Murseli dyshohet t’ia ketë dhënë armën Granit Plavës, ku i njëjti e ka privuar nga jeta duke i dhënë një plumb në qafë tashmë të ndjerës Liridona Ademajn.













