Drejtori i “Grupit për Ballkanin”, Naim Rashiti i ftuar në Blic Interview, ka listuar disa nga disavantazhet që i ndodhin Kosovës nëse tërhiqet nga marrëveshja.
“Nëse Kosova tërhiqet dhe nuk e bën marrëveshjen, nuk do të kemi mbështetje me menaxhu veriun, nuk do të kemi mbështetje për antarësime dhe nuk do të kemi mbështetje në betejën me Serbinë. Do të kemi përgjigje negative për statusin e vendit kandidat për në BE. Këto në listim duken shumë të vogla, por në procesin e shtetndërtimit janë shumë të mëdha dhe janë themelore dhe vendimtare për të vendosur kursin e shtetësisë së Kosovës në agjendën e konsilidimit ndërkombëtar të saj”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.
Ai thotë se fat i mirë për Kurtin është se ai e ka mbështetjen e opozitës në dialog.“E mira e këtij procesi është që kryeministri e ka opozitën në mbështetje për një marrëveshje me Serbinë, e për të cilën po kosultohet edhe faktori ndërkombëtar. Liderë të tillë kanë ardhur shpesh në vende të ndryshme si psh Cipras në Greqi. Kryeministri i Kosovës e ka një mundësi të artë në dorë të jetë hero për ta përmbyll çështjen e njohjeve brenda kontinetit evropian dhe për t’i hapur rrugën integrimeve për në BE dhe NATO”, deklaroi Rashiti në “Blic Interview” me Astrit Gashin, raporotn Gazeta Blic.












