
Tashmë është publikuar edhe arsyetimi i Gjykatës Supreme mbi lirimin e Naser Pajazitajt nga akuza për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vrasje kjo e ngjarë më 9 nëntor të vitit 2015.
Në arsyetimin e Supremes thuhet që “qarku nuk është mbyllur” me provat finale që dëshmojnë përfshirjen e Naser Pajazitajn në vrasjen e kushërirës së tij.
Në anën tjetër, avokati i të pandehurit, Ahmet Tahiri, ka deklaruar se do të bëjnë kërkesë për dëmshpërblim, për vjetët që ka kaluar në burg klienti i tij, si i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Tahiri i ka thënë Gazetës Express se do t’i kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim.
“Po, patjetër që do të pasojë kërkesa për dëmshpërblim. Naserit përveç linçimeve dhe bullizimeve të fëmijëve të tij, i janë humbur 8 vite të jetës së tij në burgje. Ne do t’i kërkojmë 1 milion euro”, ka thënë ndër tjerash Tahiri.












