Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Naser Pajazitaj refuzon 61 mijë euro dëmshpërblim, kërkon 1 milion euro

24/12/2023 - 08:07
në Kryesore, Lajme
A A
Naser Pajazitaj refuzon 61 mijë euro dëmshpërblim, kërkon 1 milion euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse kishte kërkuar që shuma të ishte mbi 1 milion euro, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që Naser Pajazitajn ta dëmshpërblejë me mbi 61 mijë euro, pasi u shpall i pafajshëm në akuzat për vrasjen e Donjeta Pajatizajt. Avokati i tij ka shprehur pakënaqësitë lidhur me vendimin, gjersa ka paralajmëruar edhe padi

Dëmi që pretendon se u iu shkaktua gjatë kohë kur përballej me akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, tashmë i liruari Naser Pajazitaj vlerëson se nuk mund të barazohet me 61 mijë e 777 euro e 16 centë.

Kjo është shuma me të cilën Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që ta dëmshpërblej Naser Pajazitajt pasi u shpall i pafajshëm.

E për të, sipas avokatit, shuma mbetet e papranueshme, pasi ka kërkuar që të kompensohet me 1 milion e 150 mijë euro.

“Kjo shumë është e papranueshme për neve për faktin se duke pas parasysh vujtjet nëpër të cilat ka kalu z. Pajazitaj, linçimet publike, kërcënimet, koha në paraburgim, nuk jemi të kënaqur me këtë shumë dhe sigurisht, do shtrojmë padi në Gjykatën kompetente”, ka deklaruar Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitajt.

Tahiri i ka treguar televizionit se padinë do ta bëjnë deri në fund të javës së ardhshme.

E sipas ish-drejtorit të Departamentit Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, avokatit Ardian Bajraktari, raste të tilla nuk janë të rralla.

“Natyrisht, praktika e deritanishme e ka determinuar që një pjesë dërrmuese e rasteve ekziston një shpërputhje e madhe në mes kërkesës që bëhet nga ana e palëve dhe vendimeve që aprovohen nga ana e Këshillit e për rrjedhojë edhe me padi. Këto vlera janë të përcaktuara në aktin përkatës të KGJK-së i cili besoj se do ishte mirë ta rishikohet me qëllim të rritjes së të njëjtave me qëllim që aq sa është e mundur të shmangen situata ku palët i drejtohen gjykatës për pakënaqësi për vendimin gjykatës”, ka thënë avokati Ardian Bajraktari.

Pajazitaj u lirua nga akuzat më 6 prill të këtij viti me arsyetimin e Gjykatës Supreme se nuk kishte prova të drejtëpërdrejta që argumentonin fajësin e tij.

Ai akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Deçanit kishte privuar nga jeta kushërirën e tij 24-vjeçare, Donjeta Pajazitaj. /Dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë