Pas ndalimit nga Specialja të Sami Lushtakut, ka reaguar Faton Klinaku nga OVL-UÇK.
Ai e ka quajtur poshtërsi të radhës së Speciales ndalimin e Lushtakut në rrugë, pa asnjë paralajmërim.
“Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku. Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës”, ka shkruar ai.












