Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Ndalo se e vrave’, zbardhet dëshmia e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh, e preu vajzën në të gjithë trupin

05/08/2022 - 13:44
në Kryesore, Lajme
A A
‘Ndalo se e vrave’, zbardhet dëshmia e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh, e preu vajzën në të gjithë trupin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Minuta tmerri kanë qenë ato me të cilat është ndeshur familja Avdia, e cila ishte akomoduar në Potam një ditë përpara tragjedisë në të cilën humbi vajzën e vogël, Jonadën, 7 vjeçe. Gazetasi.al mëson nga Policia e Vlorës detaje nga ngjarja e rëndë, që ka nën akuzë tanimë një zyrtar policie si Arjan Tase, i dyshuar për vrasje me dashje indirekte. Babai i Jonadës, Bledar Avdia tregon se mëngjesin e ditës tragjike ata gjendeshin në plazh familjarisht.

“Rreth orës 14:00, ndërsa isha duke u larë së bashku me vajzën në afërsi të bregut, pashë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që prej andej zbriti një vajzë”, ka rrëfyer ai.

Babai i Jonadës, kujton se në vazhdim, për pak çaste pa që një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe se drejtuesi i skafit kaloi pa asnjë problem litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtim të tyre. Aty ku ai gjendej me të bijën në momentet e fundit të jetës së saj.

“Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi skëterrë dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe mjeti lundrues goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë në të gjithë trupin. Pashë që mjeti u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin dhe duke ardhur në breg”, tregon Bledar Avdia.

Fëmija, sipas ekspertëve kriminalistë pësoi dëmtime të shumta në trup, në kokë, në sup, bark, gjoks dhe brinjë dhe në gjymtyrët e poshtme. Policia i thotë Gazetasi.al, se siguroi edhe dëshmi të tjera të pushuesve, që i ka bashkangjitur kundër Tases, komisar policie që ishte kthyer në detyrë pak kohë pasi ishte hetuar për shpërdorim detyre në afera kanabisi.

Shtetasja S.M., thotë sipas burimeve të sigurta, se dëgjoi njerëzit duke bërtitur. “Situata doli nga kontrolli. Pashë që skafi goditi vajzën e vogël dhe babai i vajzës bërtiste që ta ndalonte. Pashë njolla gjaku që krijuan vija deri në kapakun e motorit”, thotë ajo.

Edhe kushëriri i Jonadës, ka rrëfyer në Polici detajet.

“Po laheshim në det dhe një mjet lundrues i madh u afrua. Në kohën që mjeti mori njerëz në breg, goditi fëmijën me helika. Unë dhe të gjithë njerëzit që ishin në breg bërtisnim: ‘Ndalo se e vrave’. Por mjeti lundrues vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra dhe e nxora Jonadën e pajetë. Ishte pa asnjë shenjë jete”, ka thënë ai.

Prokuroria e Vlorës, bëhet me dije se replikon me qëndrimin e policisë, që e referoi për vrasje nga pakujdesia.

“Kjo vepër shfaqet në formën e pakujdesisë dhe të neglizhencës apo vetëbesimit të tepruar. Në rastin konkret, vdekja e Jonadës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin dhe kalimin e mjeteve lundruese”.

Kjo qasje e prokurorisë sjell përplasjen e radhës me policinë lokale, që ndonëse ka kryer veprimet paraprake, e referoi për një vepër më të lehtë, e cila u kundërshtua.

Polici Arjan Tase, me detyrë punonjës policie, ka në objekt të punës së tij zbatimin e ligjit, edhe pse ditën e ngjarjes ishte me leje vjetore. Ai hyri në një zonë ku kishte fëmijë, akuzon prokuroria komisarin, i cili shërbente deri ditën e tragjedisë si shef i komunitetit në Policinë e Elbasanit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë